• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kallëzimet në SPAK, Lëvizja e Berishës i përgjigjet Bashës: Opozita s’është as vulë e as bravë!

by A R
13/12/2021 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike i është përgjigjur Partisë Demokratike, pasi kallëzimit në SPAK të tre deputetëve dhe 2 sekretarëve, të cilët drejtuar komisionin e Kuvendit Kombëtar të mbajtur në datën 11 Dhjetor.

Në një reagim, Komisioni për Rithemelimin e PD deklaron se veprimi i Lulzim Bashës tregon pse ai shkon nga humbja në humbje pas çdo zgjedhje. Më tej hedhin akuza se opozita e Bashës është fasadë dhe ai është peng i Ramës.

Në fund ftojnë të gjithë demokratët që të ratifikojnë shkarkimin e Bashës nga funskionet e tij në datën 18 Dhjetor, ditë që do mbahet dhe referendumi brenda PD.

Reagimi i plotë:

Opozita nuk eshte as vule as brave! I tmerruar nga vendimi për shkarkimin me 4446 vota ne Kuvendin e Partisë Demokratike datë 11.12.2021 pengu i Edi Ramës vendosi që me këshillën dhe mbështetjen e pengmarrësit te tij të padisë sot në SPAK vullnetin e mijëra demokrateve të shprehur masivisht kundër tij, si asnjëherë më parë në historinë e Partisë Demokratike!

Ky veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe falangat e tij në drejtësi provon dhe një herë faqe botës se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i peng-Bashës me Edi Ramën!  Akte të tilla tregojnë se ish-lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.

Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava! Eshtë i pashpresë!

Koha kur kauzat e qytetarëve dhe sakrificat e demokratëve blatoheshin si kurban në altarin e pazareve të tij me Edi Ramën ka marrë fund më dt 11.12.2021! Shqipëria nuk meriton dhe nuk do të ketë kurrë më një opozite dhe pluralizëm fasadë!

Kuvendi Kombëtar, si  forumi  më i lartë i partisë  ka miratuar vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike, e cila në vetvete mbart simbolet e 11 dhjetorit 1990. Këto simbole  mbajnë historinë, djersën dhe gjakun e mijra demokratëve që kanë sakrifikuar deri në akte sublime për vlerat e lirisë, fjalës dhe konservatorizmit. Këto vlera që ne i kemi mbrojtur dhe vazhdojmë t’i mbrojmë fort, u përballën me forcat e errëta të diktaturës dhe nuk  humbën, por u rikthyen më të fuqishme . Aq më pak do mundet ti  zhbëjë drejtësia e kontrolluar nga Rama i cili  tashmë është  rreshtuar fort dhe zellshëm në krah të  atyre që me veprime  korruptive tentuan të çojnë drejt shkatërrimit Partinë Demokratike.

Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021. Ftojmë të gjithë demokratët te punojmë bashkë çdo ditë, orë e sekondë deri kur të kemi një Parti Demokratike të vlerave konservatore, më të fortë me te hapur më të bashkuar dhe mbi te gjitha SOVRANE dhe FITUESE!

/a.r

Next Post
Selia e PD e rrethuar nga policia, thirrja e Këlliçit: Lërini këto provokime! Mjaftojnë Papi me Ilirin për ta mbrojtur

Këlliçi 'kërcënon' Gaz Bardhin: Kur të dalësh nga selia, bën mirë të përdorësh derën nga mbrapa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
“Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

“Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
Ende asnjë negociatë për institucionet pas zgjedhjeve, ekspertët: LVV-së i duhet marrëveshje

Ende asnjë negociatë për institucionet pas zgjedhjeve, ekspertët: LVV-së i duhet marrëveshje

June 30, 2026
“Dështakëzemërakët do marrin atë që meritojnë korbat”/ Rama: Mes paqes dhe dhunës, qytetarët zgjedhin zhvillimin

“Dështakëzemërakët do marrin atë që meritojnë korbat”/ Rama: Mes paqes dhe dhunës, qytetarët zgjedhin zhvillimin

June 30, 2026
Tensione në protestë, qytetarët përplasen me njëri-tjetrin! Protestuesi lag me ujë një grua në turmë (VIDEO)

Tensione në protestë, qytetarët përplasen me njëri-tjetrin! Protestuesi lag me ujë një grua në turmë (VIDEO)

June 30, 2026
NYT: Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

NYT: Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

June 30, 2026
Reshje të dendura shiu në Korçë/ Problematika në rrugë, rrëzohet një pemë mbi automjet

Reshje të dendura shiu në Korçë/ Problematika në rrugë, rrëzohet një pemë mbi automjet

June 30, 2026
Pse protesta po kërkon përplasjen?!

Pse protesta po kërkon përplasjen?!

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In