Situata mes Ilirit dhe Donaldit po agravohet dita-ditës.
Nuk mungojnë sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit.
Në këtë debat janë përfshirë dhe banorë të tjerë si Kledi,Sabiani ku Sabiani i del në mbrojtje Ilirit.
Duket se lideri aktual, Iliri nuk është dakord me sjellet e Donaldit në këtë shtëpi.
Banorët janë ndarë në dy kampe kryesore, diferenca mes të cilvëve thellohet cdo ditë e më shumë.
Iliri: Ti bën ironi gjatë gjithë kohës, nuk ke respekt për asnjeri, bën vetëm batuta.
Donaldi: Do të bëj sa të kem jetën time.
Iliri: Nuk kam nerva të merrem fare me ty,je skandal si njeri.
Donaldi: Do takohemi prapë amore mio
Iliri: Nuk ke respekt për asnjë nga këto
Donaldi: Po flas me të tjerët, do ta shikosh nesër.
Më pas, në shoqërinë e Semit, Donaldi është përlotur, duke u shprehur se nuk dëshironte që të dilte nga vetja./m.j
View this post on Instagram











