Manchester United dhe Chelsea jane ndare ne barazim 1-1 sonte në sfiden e kampionatit ne Premier League. Nje barazim qe nuk i vlen asnjeres ne fakt, sidomos Djajve te Kuq qe tashme vazhdojne ta shohin larg objektivin Champions…
Pas 60 minutash pa gol, brenda 2 minutash gjithçka është ndezur në Old Trafford. Fillimisht ka shënuar ekipi mik me Alonso që me të majtën ka gozhduar portierin De Gea.
VIDEO ALONSO
Por, kanë kaluar vetëm dy minuta dhe Cristiano Ronaldo ka lënë sërish gjurmë. Portugezi ka përfituar nga një asist i bukur dhe brenda zonës, në pozicion diagonal, ka mposhtur portierin Mendy të Chelsea-t.
VIDEO RONALDO
Për Ronaldon ishte goli i 23-të këtë sezon dhe tashmë ka fituar bonus siç edhe ishte parashikuar pas 20 golave. Rreth 160 mijë euro për gol. Në Premier ishtre goli i 17-të. Para se të transferohej te Manchester United në gusht 2021, Ronaldo bëri 98 paraqitje në Serie A në total me Juventusin, duke shënuar 81 gola dhe duke dhënë 16 asistime.
Ishte më 16 gusht 2003 kur Ronaldo bëri debutimin e tij në Premier League, në moshën 18 vjeç e 192 ditë, kundër Bolton Wanderers. Deri më tani në karrierën e tij në remier League, ai është paraqitur 223 herë në këtë kompeticion, me 100 gola të shënuar dhe nëntë asistime.
Sakaq, ne kete sfide ka pasur edhe nje situate disi te vecante. Phil Jones dhe Rice James kane dyluftuar gati ne fundore dhe pasi kane dale te dy jashte, jane kapur dhe terhequr me syte. Asnje grindje e vertete apo sjellje e dhunshme, por thjesht nerva te momentit, qe jane qetesuar direkt.
VIDEO
g.kosovari