Kryeministri Edi Rama, sot e ka larguar vëmendjen nga protesta e studentëve, dhe e ka nisur ditën me publikimin e një video ku tregohet transformimi i Qëndrës Shëndetësore nr. 8 në kryeqytet.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë transformim të Qendrës Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama
Kujtojmë se sot, studentet kanë paralajmëruar një protestë masive. Pasi refuzuan oferten e Ramës për dialog, ata i vendosen ultimatum qeverisë, për plotësimin e kërkesave të tyre deri në 16:00, ose do të futen në grevë urie
Javanews/a.ç










