Kryeministri Edi Rama u shfaq sot në ambientet e drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Rama inspektoi zyrat e këtij institucioni, por mesa duket për shkak të gjatësisë së tij nuk i ka parë shumë të përshtatshme.
Me nota humori, kreu i ekzekutivit tha se “këto zyra janë për Erjon Braçen, jo për mua”.
Gjatë fjalë së tij Kryeministri tha se nuk do të ketë më kontakt fizik mes sipërmarrësit dhe doganjerëve.
Rama: Një moment historik transformimi, nga dogana e vjetër e mundimeve shumëvjeçare të importuesve dhe eksportuesve, në doganën moderne pa kontakt fizik mes sipërmarrësve e doganierëve, falë revolucionit digjital që e bën sipërmarrësin zot të aktivitetit të tij dhe shfaros korrupsionin e ul drastikisht kohën e kalimit në doganë