• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Njihuni me peshkatarët e Sazanit, 24 orë në det për të kapur peshkaqenët

by A R
16/08/2019 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lokal i vogël i ndërtuar me dru pranë Triporti në Vlorë ishte ndalesa e fundit përpara se ekipi i dritare.net, së bashku me 3 peshkatarë të varkës Kristiana të nisej drejt detit për 24 orë, në gjuetinë ekstreme të detit, gjuetinë e peshkaqenëve.

Kapiteni, Arben Aliaj, na paralajmëron fillimisht se udhëtimi do të jetë i gjatë, i rrezikshëm, por na siguron se do të jetë i paharrueshëm.

Largohemi nga Troporti, dhe pas disa minutash Vlora dhe i tërë bregdeti i saj do të dukej nga varka, ndërsa ne i afrohemi Sazanit.

Valët e pakta të detit, varka e vogël që lëkundej, dhe zhurma e lehtë e motorit do të na shoqëronin deri në Ishullin e Sazanit ku ne do të bënim një ndalesë disa orëshe, duke shijuar edhe detin e kristaltë të ishullit.

Gjatë udhëtimit, Beni, kapiteni i Kristianës tregon se varka është rreth 30-vjeçare, ndërsa ai kishte 10 vjet të plota që bënte gjuetinë e peshkaqenëve çdo ditë kur lundrimi është i mundur. “Peshkimi është si bixhozi, nëse do ta nisësh vështirë ta lësh.”,-thotë kapiteni.

Hektori ishte më i vjetëri aty, ai kishte plot 30 vjet në det, ndërsa Ardi ishte më i riu 25-vjeçar, dhe kishte vetëm dy muaj, ndërsa kishte lënë punën e tij prej marangozi për peshkimin, pasi peshkimi saktëson edhe ai është si bixhozi.

Pasi shijojmë Sazanin, kishte ardhur koha që të nisnim aventurën tonë, drejt MexoKanalit, mes Sazanit dhe Karaburunit, për të hedhur plot 2 mijë grepa në rreth 9 milje gjatësi.

Pjesa më e rrezikshme dhe ekstreme tregojnë marinarët, është pikërisht hedhja e grepave, sepse një gabim i vogël do t’i kushtonte atyre jetën.

Për rreth 3 orë, sa vazhdonte hedhja e grepave, dielli kishte ikur, ndërsa ne po e shijonim atë perëndim, bashkë me erën e detit, dhe lundrimin në një varkë që e kishim parë shpeshherë në dokumentarët e huaj.

Darka kishte rënë, ne ishim ankoruar në një cep të Sazanit, ndërsa Hektori përgatiste darkën, ku ushqimi i detit zinte pjatën kryesore.

Benin na tregon se deti është i mrekullueshëm! Është i mbushur me sekrete ashtu si toka, ka veçantitë e tij, por më misterioz.

Pjesa më e madhe e natës do të kalonte me pyetjet tona, ndoshta naive, dhe të shumta, por kuriozitetet nuk kishin fund, pasi për ne ishte hera e parë.

Mëngjesin tjetër, do të zgjoheshim po në të njëjtin vend, ndërsa pas kafes së mëngjesit do të niseshim të mblidhnim prenë tonë, peshkaqenët.

Ne peshkatarët biem në heshtje derisa të kapet preja e parë, pasi jemi në tension, na tregojnë marinarët. Dhe ishte gazetari i dritare.net, që do ta thyente heshtjen, sepse gjatë provës të tërhiqte një grep, në të ishte edhe peshkaqeni i parë.

Heshtja u thye, ndërsa nisën duartrokitjet dhe ulërimat, dhe sigurisht “takimi i parë” me një peshkaqen ishte jo shumë romantik, por i emocionues dhe i paharruar.

Ne kishim përballë një peshkaqen që e kishim parë të gjallë vetëm nëpër filma, ndërsa deri në fund të udhëtimit do të gjenim rreth 15 të tillë, por edhe dhjetëra krijesa të tjera të detit, që disa riktheheshin në ujë dhe disa merreshin nga peshkatarët.

Beni na tregon se ai ka zënë peshkaqen edhe 200 kilogram, që për ne ishte vërtet e frikshme.

Pas 3 orësh punë, ekuipazhi ishte i qetë dhe i lumtur, prenë e kishin zënë ashtu siç ishte parashikuar, çdo gjë kishte shkuar sipas planit, ndërsa kapiteni na thotë: “Uroj t’ia keni kaluar mirë, për ne kjo jeta, deti është shtëpia jonë, dhe peshkaqenët janë biznesi ynë.”

Rikthehemi në Triport, aty ku do të përfundonte udhëtimi ynë prej 27 orësh, një udhëtim i jashtëzakonshëm, që përveç adrenalinës së zënies së peshkaqenëve, na njohu me një Shqipëri sekrete. /dritare.net

Next Post
Konstituohet Këshilli Bashkiak i Pogradecit, Ilir Xhakolli merr detyrën

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Pogradecit, Ilir Xhakolli merr detyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

August 26, 2026
KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

August 26, 2026
Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

August 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kryengritje e drejtësisë “së re” kundër shtetit për pagat e veta

August 26, 2026
Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

August 26, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

August 26, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

EMRI/ U dhunua barbarisht nga një grup të rinjsh pse po filmonte në Kakome, 46-vjeçari niset për mjekim drejt Janinës! Pësoi fraktura serioze

August 26, 2026
Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

E rëndë në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët! Policia nis hetimet, dyshimet e para

August 26, 2026
Vendimi i qeverisë, ministrja Koçiu: 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

August 26, 2026
Nesër, Kosova mbi çdo llogari politike

Një vizitë, një buzëqeshje, shumë shtrëngime duarsh… dhe një bilanc që ende mungon!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com