Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social rubrikën e “Komunikimit të Javës: me qytetarët nga ku ka dhënë lajmin se të gjithë pensionistët e vendit, përveç shpërblimeve të fundvitit, do të përtifojnë dhe zerimin e kamatëvonesave të energjisë elektriket. Shpërndarja e shpërblimit prej 6 mijë lekësh për pensionistet pritet të nisë të mërkurën.
“Paketa e solidaritetit e këtij fundvitit sa do që është më e madhja në këto 25 vite nuk është arsye për të qenë i qetë në raport me njerëzit në nevojë. Kjo paketë shembullore, për një qeveri të Shqipërisë në këtë fazë të zhvillimit e të mundësive tona, është shumë në raport me të shkuarën që po lëmë pas.
Hap pas hapi, ditë pas dite, por është pak në raport me të ardhmen që kemi detyrë ta afrojmë sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Prandaj edhe njëherë mirëkuptimi i arsyeshëm i njerëzve të këtyre kategorive shoqërore, në radhë të parë i pensionistëve është për mua dhurata më e bukur në prag të vitit të ri dhe shumë faleminderit.
Cdo rezultate që arrijmë me reformat tona e shikojmë si një rezultat që arrijmë për të lehtësuar supet e qytetarëve në nevojë, pensionistëve dhe atyre që e ndiejnë në supe peshën e dhimbjes ekonomike.
Ka ende më, për ata që u rikthyen nga debitorë në kontributorë të sistemit të energjisë elektrike… ata meritojnë të vlerësohen sot për statusin e tyre të mirë të qytetaqrit.
Për 66 mijë e 539 konsumatorët pensionistë, ata me ndihmë ekonomie do të zerohen të gjitha kamatvonesat, kundrejt një pagese simbolike, vetëm 20 lekë. Për konsumatorët korrekt, vlera që shteti heq dorë nga borxhet e këqija të qytetarëve bëhet 95 mln dollarë.- deklaroi Rama.
Kryeministri i është referuar dhe akuzave të shumta të opozitës, duke i cilësuar si balta e atyre që rrënuan të gjithë sistemin dhe sektorin energjitik.
“E vetmja gjë që vijon është avazi i sulmeve afrore ndaj qeverisë. Sulme që nuk mbarojnë, nga ata që e zhytën sektorin e energjisë në gropën e thellë.. apo të disave që duan të kapin karrigen e deputetit duke u bërë pjesë e politikës së baltës dhe duke u kapur pas baltën si i mbyturi pas fijes së barit.“- tha Rama.