Gardisti 31-vjeçar Shkëlzen Qordja u gjet sot i vdekur në një makinë në garazhin e gardës së Republikës.
Ai ishte njëri prej shoferëve të Ministrit të Brendshëm ndërkohë dyshimet paraprake flasin për një vetëvrasje të 31-vjeçarit.
Pranë trupit të pajetë u gjet edhe një pistoletë me të cilën dyshohet se ai ka qëlluar veten në kokë.
Qordja ishte aktiv edhe në rrjetet sociale. Postimi i tij i fundit ishte një video duke udhëtuar nme makinë ndëkorhë në sfond dëgjohej muzikë./a.m.