Nga kombëtarja, natyra, mikpritja dhe deri te rakia. Cilat janë 10 gjërat që amerikanët pëlqejnë më shumë nga shqiptarët. Stafi i Ambasadës së SHBA, pjesë e së cilit është edhe prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Juncaj përmes një video mesazhi ka falënderuar shqiptarët për miqësinë, mikpritjen dhe bashkëpunimin, ndërsa kanë listuar 10 gjëra që pëlqejnë nga Shqipëria:
- Suksesi i Shqipërisë në Europian dhe tifozët.
- Dilema për lëvizjen e kokës majtas-djathtas, më pëlqen të mendoj nëse do të thotë ‘Po’ apo ‘Jo’.
- Gjon Juncaj: Raki rrushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, dardhe, molle…
- Të ngjitem në shtigjet malore dhe të notoj në lumenjtë e lundrueshëm.
- Perimet dhe frutat e freskëta.
- Më pëlqen të paguaj me lekë të reja? Të vjetra? Apo…të reja?
- Mikpritja e mrekullueshme shqiptare!
- Dy volume: Lartë dhe shumë lartë!
- Nëse mbijeton në trafikun shqiptar je gati të konkurrosh në Formula 1 dhe të mundësh Hamilton.
- Mjafton të dini vetëm një fjalë shqip mirë, mirë, shumë mirë
( VIDEO mesazhi i punonjësve të Ambasadës Amerikane në Tiranë )
Pas video mesazhit me 10 gjërat që pëlqejnë më shumë nga shqiptarët, komentuesit kanë një mesazh për Gjon Juncaj, “Ke shumë punë për të bërë këtu sapo të çlirohet Vettingu. Ke bekimin e shumicës së shqiptarëve”.
(Komenti për Gjon Juncajn në Facebook)
Gjon Juncaj është eksperti i misionit të OPDAT të SHBA, i cili do të ofrojë ekspertizën e drejtpërdrejtë mbi çështjet e korrupsionit në Shqipëri.