• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Nga grabitës banke në murator në Angli, ‘Baba Lleshi’ tërheq vëmendjen e Dailymail

by Java News
02/01/2018 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat britanike duket se kanë zbuluar administratorin e një faqe “Facebook-u” të quajtur “Albanians in London” (shqiptarët në Londër).

Sipas Daily Mail, administratori është një shqiptar i quajtur Fari Lleshi nga Kukësi.

Në vitin 2011 ai ishte dënuar në Itali për grabitjen e 20 mijë Paundëve, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Pasi vuajti dënimin dhe u lirua nga burgu, ai emigroi drejti Britanisë së Madhe duke hyrë ilegalisht në vend. Aty ai punoi si murator dhe tani drejton faqen “Shqiptarët në Londër” që ka më shumë se 70 mijë ndjekës.

 

“Daily Mail” ka intervistuar Fari Lleshin, duke e pyetur rreth të shkuarës së tij.

“Kam qëndruar 6 vite në burg në Trento. Grabita bankën. Por, i kam shlyer detyrimet e mia. Dua t’i harroj ato gabime, të cilat nuk më pëlqejnë”, thotë shqiptari.

Lleshi u largua nga Shqipëria drejt Greqisë e më pas në Itali për një jetë më të mirë. Pasi doli nga burgu në Itali, ai punoi ligjërisht edhe për pak kohë aty, para se të emigronte për në Britani.

“Humba dokumentet e mia dhe nuk mund të rrija në Itali, kështu që shkova në Angli. Si të gjithë shqiptarët, kam ardhur me kamion. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të udhëtuar në Angli”, tregon ai, duke shtuar se po qëndron me dokumente të parregullta dhe po përpiqet të jetojë me punë të ndershme për të fituar sa më shumë të ardhura.

Fari Lleshi i ka thënë “Daily Mail” se po përpiqet të bëhet këngëtar ose më saktë repist. Ai ka publikuar disa këngë në Youtube duke përdorur emrat Baba Lleshi ose 2Gunz.

I riu pretendon se kur ishte në Itali se kishte arritur deri në fazën finale të “Voice of Italy”, por iu ndalua konkurrimi pas problemeve me policinë.

Në faqen e Facebook-ut që ai menaxhon, janë hedhur në shumë raste fotografi të shqiptarëve që udhëtojnë ilegalisht drejt Anglisë, të fshehur nëpër kamionë.

a.ç

Next Post
Fier, 22-vjeçarja dhunohet nga ish-i dashuri

Rrihte sistematikisht gruan, arrestohet burri i dhunshëm nga Vlora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com