Pamje të vështira për t’u parë vijnë nga Spanja, e cila gjithashtu është e goditur rëndë nga koronavirusi. Deri më tani atje janë shënuar 29.909 të infektuar dhe 1.813 persona kanë humbur jetën.
Mediat e huaja kanë publikuar pamje brenda një spitali, ku të sëmurët me koronavirus janë të shtrirë përtokë dhe presin që mjekët t’u japin ndihmë. Disa që kanë më shuëm simptoma, janë të shoqëruar nga mjekët, ndërsa në shtretër janë vendosur ata në gjendje më rëndë.
Imazhet u shpërndanë në internet për të sensibilizuar të gjithë ata që nuk i zbatojnë masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.
g.kosovari