• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit Chit Lin Maung nga Myanmari

by A R
14/07/2026 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithnjë e më shumë të rinj nga vendet e Azisë po zgjedhin Shqipërinë si një destinacion për të punuar dhe jetuar si edhe për të krijuar eksperienca të reja. Një prej tyre është edhe Chit Lin Maung, 22-vjeçari nga Myanmar i Azisë Juglindore, i cili prej gati një viti jeton dhe punon në Sarandë.

Chit Lin Maung ka ardhur në Shqipëri përmes një agjencie pune, pas eksperiencës që kishte në Dubai. Ai tregon se zgjodhi Sarandën për shkak të mundësive më të mira të punës dhe kushteve më të përshtatshme. Aktualisht punon si banakier dhe shprehet i kënaqur me ambientin ku jeton dhe punon.

“Unë jam nga Myanmari dhe punoj këtu në Sarandë prej një viti. Më parë kam qenë në Dubai. Atje dëgjova për Shqipërinë. Në Sarandë erdha përmes një agjencie. Ky vend është shumë i bukur. Puna ime është e mirë dhe në vendin tim të punës mund të tregoj profesionalizmin tim. Gjithashtu mund të përmirësoj aftësitë e mia profesionale”, tha ai.

I riu nga Myanmar tregon se njerëzit në Sarandë e kanë pritur mirë që në ditët e para dhe se ka krijuar marrëdhënie të mira me kolegët dhe banorët. Sipas tij, një nga sfidat më të mëdha mbetet gjuha shqipe, pasi komunikimi i përditshëm është ende i vështirë, por ai përpiqet të mësojë dhe të përshtatet.

“Tani punoj në banak. Njerëzit këtu janë shumë të mirë. Kur erdha këtu për herë të parë, ata ishin shumë miqësorë dhe të sjellshëm. Edhe në vendin tim të punës kam takuar shumë njerëz dhe të gjithë janë njerëz të mirë. Sa për kushtet e punës, këtu është pak më ndryshe. Për mua është më mirë  për sa i përket pagës dhe vendit ku jetoj. Pra është një vend i bukur dhe njerëzit janë shumë të dashur. Vështirësia më e madhe është gjuha, sepse këtu shumica e njerëzve nuk flasin anglisht. Në Tiranë dhe në Sarandë, rreth gjysma e njerëzve mund të flasin anglisht. Por për mua gjuha është pjesa më e vështirë, po mundohem të mësoj shqip”, tha ai.

Chit Lin Maung thotë se dëshiron të vazhdojë të punojë edhe në vitet e ardhshme në Shqipëri, duke përmirësuar aftësitë profesionale. Ai nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të qëndrojë më gjatë në vendin tonë, pasi e vlerëson Shqipërinë si një vend të bukur me njerëz mikpritës.

“Kur isha në Dubai, paga ishte më e ulët, ndërsa këtu marr një pagë më të lartë. Edhe kushtet e punës më ndihmojnë të përmirësoj aftësitë e mia profesionale. Për këtë arsye erdha këtu.Po, sigurisht, do të vazhdoj të punoj në të ardhmen, ndoshta edhe dy ose tre vite të tjera. Pastaj, pasi të mbaroj, ndoshta do të kthehem në vendin tim. Ndoshta, në dashtë Zoti, mund të qëndroj edhe këtu dhe të marr pasaportën shqiptare”, tha ai.

Historia e Chit Lin Maung është një tjetër shembull i të rinjve të huaj që po zbulojnë Shqipërinë jo vetëm si një vend për të punuar, por edhe si një hapësirë ku mund të ndërtojnë përvoja dhe të zhvillohen profesionalisht. Me sfidat dhe përshtatjen e tij, ai tashmë e konsideron Sarandën një vend ku ndihet mirë dhe ku dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij.

Next Post
Efektet: Temperaturat e larta ulin kujtesën dhe përqendrimin

Efektet: Temperaturat e larta ulin kujtesën dhe përqendrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

July 14, 2026
Kryeministri polak publikon kërcënimet që mori pas atentatit të homologut të tij në Sllovaki

Alarmi polak për Ukrainën: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit!

July 14, 2026
Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

July 14, 2026
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

July 14, 2026
Operacioni i fshehtë izraelit, “Mossadi” u përpoq të rekrutonte ish-presidentin iranian

Operacioni i fshehtë izraelit, “Mossadi” u përpoq të rekrutonte ish-presidentin iranian

July 14, 2026
Bojkoti i Kuvendit, zbulohen mesazhet në PD kundër vendimit të Berishës: Nuk do shkojmë të flasim për…

Bojkoti i Kuvendit, zbulohen mesazhet në PD kundër vendimit të Berishës: Nuk do shkojmë të flasim për…

July 14, 2026
Serbia dhe SHBA nisin dialogun strategjik, Gjuriq: Mesazh se vendi ynë perceptohet si një partner dhe vend mik

Serbia dhe SHBA nisin dialogun strategjik, Gjuriq: Mesazh se vendi ynë perceptohet si një partner dhe vend mik

July 14, 2026
“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Ulsi Manjën: Më jep fjalën ose po largohem…

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Ulsi Manjën: Më jep fjalën ose po largohem…

July 14, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK gjen ‘qitësin e dytë’. Debate në gjyq për Sky Ecc…

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK gjen ‘qitësin e dytë’. Debate në gjyq për Sky Ecc…

July 14, 2026
Lamtumire Todi Llupi! Ndahet nga jeta ikona e humorit fierak

Lamtumire Todi Llupi! Ndahet nga jeta ikona e humorit fierak

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In