Një nënë ka ndëshkuar djalin e saj në mënyrën më të tmerrshme të mundshme, pasi ai kishte vjedhur rreth 200 paund të kursimeve të familjes.
Ajo ka lidhur djalin pas motoçikletës dhe e ka tërhequr zvarrë në rrugë.
Në video shokuese tregon djalin me duart e lidhura të shtrirë në mes të rrugës ndërsa nëna vet e ka tërhequr me motoçikletën e saj.
Nëna është ndaluar nga një grua që po kalonte, e cila është tronditur kur ka parë djalin që po e tërheqte në asfalt në Ludian County në qytetin Zhaotong të Kinës.
Sipas nënës djali i saj i vodhi 224 paund që ishin kursimet e familjes dhe nuk tregonte se çfarë kishte bërë me paratë.