• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Nëna e djalit që u arrestua për dhunë në familje: Na nxirrte në acar, flinim në kasolle

by A R
29/08/2016 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej vitesh pësonte dhunën e ushtruar nga i biri, një dhunë të cilës i ishte nënshtruar, pavarësisht të gjithave. Por 75 vjeçarja Hatixhe Alla, nuk është e vetmja viktimë e kësaj dhune sistematike.

Të gjithë anëtarët e familjes në zonën e Fushë Bulqizës dhunoheshin vazhdimisht dhe nxirreshin nga shtëpia nga 55-vjecari Faik Alla, i cili qëndronte thuajse gjithë kohës i alkoolizuar.

Në një intervistë në News 24, 75-vjeçarja nuk e fsheh dhimbjen për arrestimin e të birit prej tre ditësh. Ndërsa tregon shenjat e episodit të fundit të dhunës, ajo deklaron se kreu denoncimin në polici, pasi nuk shihte më asnjë zgjidhje tjetër.

“Shiko si mi ka ba duart, prandaj qemë në polici, e futën në burg, ka tre ditë që rri në burg”,- tregon e moshuara tha ajo për News 24.

Të gjithë anëtarët e familjes, përfshirë bashkëshorten e 55-vjeçarit dhe djalin e tij të mitur, kanë qenë për vite me radhë pre e dhunës në momentet kur kryefamiljari ka qenë në gjendje të dehur. U është dashur të kalojnë shumë netë në të ftohtin e acartë, në kasollet e bashkëfshatarëve të tyre.

“Na merrte krejt prej dorësh, tuj na qit përjashta natën dhe në dimër. Na flejnim nëpër kasolla të huja përherë. Edhe nusja i ka rrit fëmijët nëpër kasolla”,- rrëfen ajo më tej.

Megjithëse ishte kryefamiljar, Faik Alla ishte kthyer në tmerrin e familjes së vet Dhe këto kanë qenë ndër të vetmet netë të qeta për 3 anëtarët e mbetur të familjes Alla, pas vdekjes pak kohë më parë të djalit tjetër të çiftit të ri, si pasojë e një sëmundjeje.

Një ditë më parë policia konfirmoi zyrtarisht arrestimin e 55 vjecarit Faik Alla, pas dhunës së ushtruar ndaj nënës së tij, mosha e të cilës paraqitej si 101 vjeçare. Por në fakt, Hatixhja prej dekadash mban në gjëndjen civile identitetin e vjerrës së saj, pas një ngatërrese bërë në gjendjen civile.
“Ashtu më ka ardh pasaporta në emnin e vjerrës, ashtu i ngatërruan qysh në kohë të Enverit”,- shton e moshuara.

Aktualisht Faik Alla mbahet në paraburgimin e Peshkopisë nën akuzën e “Dhunës në familje”.

Next Post
Avokatja: EULEX shkarkoi të gjithë zyrtarët e etnisë serbe

Avokatja: EULEX shkarkoi të gjithë zyrtarët e etnisë serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

September 7, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

September 7, 2026
Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

September 7, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Alarm për bombë! Çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme

September 7, 2026
Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

September 7, 2026
Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

September 7, 2026
Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë -

Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë –

September 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

September 7, 2026
“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

September 7, 2026
Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com