Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka përkujtuar këtë shkurt shkrimtarin Dritëro Agolli. Studiuesit u mblodhën për të rrëfyer pak nga trashëgimia letrare që la në gjuhën shqipe autori i dhjetëra poezive dhe prozave letrare, shkruan A2 CNN.
Pas dorëshkrimeve dhe letrave të dashurisë në shtëpinë-studio të Dritëro Agollit, edhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e ka përkujtuar si thesar shkrimtarin që la vepra letrare në gjuhën shqipe. Si kjo përkujtesë, po ashtu edhe letrat e dorëshkrimet origjinale të shkrimtarit, të ekspozuara në shtëpinë e tij, janë të vizitueshme nga turistët, dhe vijnë në kuadër të nderimit pasi autorin Agolli e humbëm fizikisht më 3 shkurt të 2017-ës.
Rileximi dhe studimi i veprave të tij është mesazh i fuqishëm që përcollën studiuesit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Edhe të pranishmit lexuan jo pak nga trashëgimia letrare që na la Dritëro Agolli.