• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

by Mentor Nazarko
03/03/2026 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Një shahist profesionist që ka ndenjur me Albin Kurtin, më thoshte dikur se ai njeh mirë Mbrojtjen Karo Kan, dëshmi se ai ka bazament të mirë teorik në shah, ka durim strategjik, etj. Përtej kuriozitetit se ku e ka mësuar shahun dhe cilët kanë qenë mësuesit e Kurtit, është shumë e qartë se mënyra sesi ai luajti politikisht vitin që shkoi, kur u rrit elektoralisht për fundvit, ishte fituese.

Duket qartë po ashtu se dhe në procedurën që ka nisur për zgjedhjen e presidentit, ai po ndjek skenarë të ngjashëm e të pamëshirshëm: asnjë lëshim; shtyrje e opozitës deri në buzë të humnerës; kërcënim me skenarin e zgjedhjeve të parakohshme nëpërmjet krizës që krijohet nga shpërndarja e parlamentit që dështon ta zgjedhë presidentin, etj. Dhe gjasat janë që të ketë sukses, nëse shikon mënyrën si kanë reaguar lojtarët përballë tij, Abdixhiku e Hamza: kanë pranuar takime kokë më kokë; nuk kanë ofruar asgjë strategjike përveç tymueseve se nuk tërhiqen apo bëhen pjesë e një loje të kundërshtarit të tyre, Kurti. Fundi? Asgjë.

E gjitha kjo, po ndodh ndërsa Kurti po tregon përgjithësisht vetëpërmbajtje. Jo triumfalizëm për rezultatin e mbërritur në zgjedhje. Jo denigrim të kundërshtarit. Rishpikje e vetes pasi ka provuar të jetë rugovist; veteran i UÇK-së, mbrojtës entuziast i idesë për të vendosur familjen Jashari në fronin e presidencës; i akullt dhe reticent me ish partneren e vet institucionale, Osmanin, privilegjues i zgjerimit të programit të mbrojtjes deri në një miliard euro në vit, etj, etj. Duke pritur se ku do të gabojë opozita e përçarë, pasi ka mbledhur informacione të mira nga prirjet e tyre në takimet kokë më kokë.

Mirëpo, opozita ka një kartë që ngjan paradoksale, por që mund ta fuqizojë atë. Mund ta fuqizojë shtetin e Kosovës ndërkombëtarisht, por dhe institucionalisht nëse realizohet. Në kushtet e një modeli kushtetues, të deformuar fuqishëm nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në çështjen Pacolli, që imponon në mënyrë absurde kuorumin prej dy të tretave në dy raundet e para- vendim që krijon krizë ciklike nëse nuk korrigjohet sipas modelit të republikave të tjera parlamentare.

Cila është karta? Të ngrihet mbi vetëveten!. Të duket sikur humb sot, por të fitojë nesër, bashkë me Kosovën: të propozojë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë. Osmani ka patur luhatje në mandatin e parë; e ka privilegjuar Kurtin shpesh; i është bashkuar komunikimit të tij shpesh në planin ndërkombëtar; i ka krijuar agjendë elektorale të favorshme; ka legalizuar zgjidhje taktike të tij veçanërisht në 2025.

Por si duket në divergjencat për të mbushur vendet vakante në krye të ambasadave, në Gjykatën Kushtetuese, apo diku tjetër; Osmani nuk është yeswomane. Mbi të gjitha në planin ndërkombëtar, Osmani ka luajtur shkëlqyeshëm, veçanërisht në dy vitet e fundit, duke mbajtur të hapur dyert e Perëndimit, veçanërisht të SHBA-ve, në kohë shumë të vështira, të izolimit të Kosovës.

Kjo sjellje e opozitës do ishte ftesë për emërues të përbashkët, në kapërcimin e kësaj sfide; do të ishte lëvizje shtetndërtuese; dhe do t’i jepte shah VV: ke radhën ti të lëvizësh, por nuk mund të na bësh ne përgjegjës për bojkot! Përballë kësaj lëvizje VV është e detyruar: a) të mos sulmojë dot publikisht Vjosa Osmanin, profili ndërkombëtar i të cilës është fuqizuar shumë.

Por dhe i brendshmi- ajo ka simpatinë e elektoratit të VV, por dhe më gjerë se kaq. b) të propozojë një kandidaturë të dytë, sepse gara duhet të ketë patjetër dy kandidatë. C) të mos tërhiqet nga gara, duke bllokuar kuorumin prej dy të tretat. Epo të arrish këto objektiva nuk është pak për një opozitë të përçarë. Vështirë të ketë kandidaturë të tretë, dhe votimi është i fshehtë.

Mirëpo rezultatet nuk janë vetëm kaq. Zoti Kurti do ta ketë të vështirë të justifikojë publikisht pse po e braktis Osmanin- nëse do ta braktisë. Pse don të marrë gjithë pushtetet- nëse insiston në kandidatin e vet në raundin e tretë. Kjo do ta ekspozonte negativisht, jo vetëm në planin e brendshëm, por dhe në atë ndërkombëtar.

Nuk dihet si do reflektonte shahisti politik Kurti, por vështirë se kishte hapësirë për të shpikur zgjidhje pragmatike, apo partiake.

Llogjikisht do t’i thërriste arsyes shtetërore.

Nëse është e vërtetë se si tha populli sovran e vetëvendosës, punët në planin e brendshëm kanë ecur shumë mirë- prandaj VV ka marrë aq shumë vota; në planin ndërkombëtar nuk janë aq mirë. Osmani ka kontribuar në thyerjen e izolimit ndërkombëtar të Kosovës, dhe sot është momenti më i mirë se kurrë që Kosova të tregojë stabilitet e vijimësi, në lojën e saj jashta vendit.

Administrata Trump 2, (Trumpi i parë është mallkuar aq shumë dhe u pikturua si proserb nga VV;) ka ftuar vetëm Kosovën në Bordin e Paqes- Serbinë e ka injoruar dukshëm, ndërsa Rubio duket se i bëri presion Xhuriçit; ka miratuar ligjin për prosperitet e siguri në Ballkan, që imponon njohjen reciproke; konflikti ruso-ukrainas mund të përmbyllet duke krijuar skenarë pozitivë për konsensusin ndërkombëtar aq shumë të nevojshëm për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Epo në një situatë si kjo, të zgjedhësh dikë që i ngjan zotit Kurti në politikën e jashtme; që dëgjon vetëm atë; që nuk ka eksperiencë e duhet të mësojë zanatin, që nuk ka netuork ndërkombëtar, nuk ngjan skenar realist. As interes i Kosovës.

Sigurisht Kosova ka figura që mund ta bëjnë detyrën e presidentit. Edhe më mirë se Osmani. Surroi, mund të ishte, apo dikush tjetër, mirëpo a kanë vota? Ndaj karta e vazhdimësisë ngjan karta më fituese. Edhe për opozitën që do të rishpikë veten duke u bërë joshëse ndaj një elektorati që përndryshe do ta humbë, nëse tregon nënshtrim ndaj skenarëve me presidentë me origjinë nga VV. Do të ketë një derë të hapur në presidencë.

Osmani nuk do të paraqitet kërcënueshëm në derën e LDK-së, për të kërkuar largimin e Abdixhikut. Dhe në dy institucionet- presidencë dhe kryeministri, do të ketë mjaftueshëm autonomi vendimmarrje, aq sa dhe bashkëpunim. Recetë që duhet në kohëra si këto, ku Serbia është në trend dobësimi ndërkombëtar e të brendshëm.

Next Post
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Comments 1

  1. Vlora says:
    2 months ago

    Dredharak

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Me urdhër të SPAK/ Operacion kundër Call-Center-ave mashtrues, Policia dhe BKH kontrolle në Tiranë

April 22, 2026
Gjykata e Posaçme, “ultimatum” Majlinda Bufit!

Gjykata e Posaçme, “ultimatum” Majlinda Bufit!

April 22, 2026

E keqja më e madhe: Berisha etj.

April 22, 2026
TikTok-u rrit divorcet, avokatja: Mësuesja në Tiranë kyçte burrin dhe fëmijët për të dalë live…

TikTok-u rrit divorcet, avokatja: Mësuesja në Tiranë kyçte burrin dhe fëmijët për të dalë live…

April 22, 2026
Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria do të luajë në Tiranë në qershor

Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria do të luajë në Tiranë në qershor

April 22, 2026
Nga domatet, te qepët e patatet. Sa kilogram për frymë disponojmë për konsum ne shqiptarët?

Nga domatet, te qepët e patatet. Sa kilogram për frymë disponojmë për konsum ne shqiptarët?

April 22, 2026
“Forca shqiptarët e Greqisë”, Balla nga Selaniku: 72 orë për të dërguar votën tuaj drejt Shqipërisë

Balla nga Brukseli: Shqipëria drejt BE-së pa kthim pas, negociatat në fazë vendimtare

April 22, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

April 22, 2026
Goditen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar, 2 në kërkim

Goditen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar, 2 në kërkim

April 22, 2026
“Projekt i Ramës për ta vrarë”/ Bumçi: Opozita nuk krijohet nga qeveria dhe as nga gjykata, por nga njerëzit

Bumçi: Si nuk e sulmoi ndonjë shtet Shqipërinë, të kishim shpëtuar nga Enver Hoxha?!

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In