• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO / Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, pamjet si u arrestua Selmani te Xhamlliku

by A R
16/04/2020 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Selmani i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, u arrestua mesditën e sotme nga forcat “Shqiponja” në Tiranë.

News 24 ka publikuar pamjet e arrestimit të Selmanit. Ai shihet teksa mbahet nga disa policë që nxitojnë ta fusin në makinë. Selmani dyshohet se mori bishtat e cigares në vendngjarje për të fshehur gjurmët e krimit. Ai është dhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, pasi më 3 mars, i është kërkuar edhe deklarimi i burimeve të pasurisë. Selmani ka qenë i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Injohur ndryshe edhe si “boksieri”, ai akuzohet si një nga personat kyç që mund të zbardhë ekzekutimin e Santiago Malkos, i cili u vra më 27 gusht të vitit të kaluar.

Policia ka pranuar kërkesën e prokurorisë për t’i klasifikuar në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuarit për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Të akuzuarit dhe rolet në vrasjen e Malkos

Leonard Duka dhe Erlis Duka vëllezër me njëri-tjetrin janë pronarë të një lokali në zonën e Freskut ku dyshohet se është thurur plani për vrasjen e Malkos.

Këta persona dyshohet se ndoqën dhe ekzekutuan më 27 gusht në rrugën ‘Xhanfize Keko’, shtetasin Santiago Malko, ish-oficer policie dhe më pas një personazh i njohur në botën e krimit për sa kohë rezultonte i përfshirë në disa ngjarje kriminale, mes të tjerave edhe atë të ndodhur 4 tetorin e vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj edhe ky një personazh i njohur i botës së krimit.

Autorët e krimit kanë lëvizur me dy makina, konkretisht në automjetin tip ‘Scoda Roomster’ kanë qenë të ulur këta persona Ilir Selmani, i cili drejtonte këtë automjet, në vendin e parë Blendi Tetaj, i cili është tashmë i arrestuar me akuzën për moskallëzim krimi, Leonard Duka dhe Ervis Metani, ky i fundit i larguar pak minuta para se të ndodhte ngjarja. Këta persona kanë bërë disa lëvizje. Ndërkohë që në automjetin tip ‘Volkswagen’, golf janë ndodhur personat Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga, Dritan Aga dhe Fatmir Hyseni. Ata fillimisht kanë lëvizur nga zona e Freskut, pasi kanë darkuar në fakt, në drejtim të banesës së Santiago Malkos pas shumë ecejakesh në atë zonë dhe disa rrugica.

Në dosjen hetimore thuhet se Leonard Duka i ka kërkuar Ilir Selmanit që të kthente automjetin sepse më në fund kishte arritur ta identifikonin dhe lokalizonin objektivin e tyre. Ata janë kthyer dhe janë ndaluar pikërisht në rrugën ‘Xhanfize Keko’ ku u qëllua pak minuta më vonë edhe Santiago Malko. Duhet theksuar se të gjithë këtë dëshmi e ka dhënë shtetasi i arrestuar Blendi Teta, i cili nuk është gjendur në momentin e ngjarjes që ishte larguar pak minuta para ngjarjes dhe ka qenë i fshehur në shtëpinë e bashkëjetueses së tij. Ndërkohë që shtetasi Ervis Metani rezulton i përfshirë vetëm për faktin se automjet ‘Golf 5’ është në pronësi të këtij shtetasi.

Mbetet për t’u parë nëse ai është realisht i përfshirë apo prokuroria mund të ndryshojë qëndrim lidhur me të. Sa i përket motivit Santiago Malko ka pasur një debat dhe një konflikt të hershëm me Leonard Dukën, i ka kërcënuar me armë babanë dhe dy kushërinj. Megjithatë nuk është ky motivi përfundimtar. Prokuroria është duke hetuar në disa pista, si konflikte për shkak të trafikut të drogës apo ngjarje të tjera kriminale.

Gjithashtu prokuroria e Tiranës më herët ka hetuar dhe ka rrëmuar rreth një ngjarje të rëndë të ndodhur së fundmi në qytetin e Durrësit. Megjithatë janë edhe mjaft pista të tjera të hapura që janë duke u verifikuar për të arritur edhe në një konkluzion final lidhur me arsyet se përse këta persona vendosën të ekzekutonin Santiago Malkon.

Next Post
VIDEO e rëndë / Dhunë ekstreme ndaj pleqve në azil: Na e shpife, po lëvize ta theva këmbën!

VIDEO e rëndë / Dhunë ekstreme ndaj pleqve në azil: Na e shpife, po lëvize ta theva këmbën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse nuk flet më Albin Kurti për bashkimin kombëtar?

Pse nuk flet më Albin Kurti për bashkimin kombëtar?

October 4, 2026
Policia spanjolle zbraz kampin e emigrantëve në Ceuta, mijëra persona largohen nga plazhi pas dy muajsh qëndrimi

Policia spanjolle zbraz kampin e emigrantëve në Ceuta, mijëra persona largohen nga plazhi pas dy muajsh qëndrimi

October 4, 2026
Karakter i vendosur dhe vetëvlerësim, yjet listojnë shenjat më të ‘forta’ të horoskopit!

Karakter i vendosur dhe vetëvlerësim, yjet listojnë shenjat më të ‘forta’ të horoskopit!

October 4, 2026
Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji për Specialen, PDK kërkon ndryshime për dënimet, apelimin dhe faljen presidenciale

Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji për Specialen, PDK kërkon ndryshime për dënimet, apelimin dhe faljen presidenciale

October 4, 2026
Zgjedhjet e 11 majit, PSD do të ketë kandidatët e saj dhe në Dibër

Zgjedhjet lokale/ Opozita kërkon ndryshimin e rregullave, nga rikthimi i balotazhit te hapja e listave

October 4, 2026
Dalin të tjera detaje nga skandali i helmimit në kopshtin e Korçës/ Numri i fëmijëve të prekur mund të jetë më i lartë, ja menuja ushqimore

Dalin të tjera detaje nga skandali i helmimit në kopshtin e Korçës/ Numri i fëmijëve të prekur mund të jetë më i lartë, ja menuja ushqimore

October 4, 2026
Nga Biden te Von der Leyen, ja ‘lista e zezë’ e Putin

“Do të godasim më fort Kievin dhe rajonet e tjera”, Rusia paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Ukrainë

October 4, 2026
Shpërthime të fuqishme në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman/ Merz mesazh të fortë nga Ukraina: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte

Shpërthime të fuqishme në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman/ Merz mesazh të fortë nga Ukraina: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte

October 4, 2026
Irani vendos 7 kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Teherani kërkon përmbushjen e tyre nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit

Irani vendos 7 kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Teherani kërkon përmbushjen e tyre nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit

October 4, 2026
Pas ndeshjes me Finlandën, ndryshime në Kombëtaren shqiptare para San Marinos!

Pas ndeshjes me Finlandën, ndryshime në Kombëtaren shqiptare para San Marinos!

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com