DURRËS
Një protestë ndryshe në Durrës ku qindra të rinj kanë marshuar rrugëve të qytetit në shenjë revolte ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se të rinjtë që kanë ndaluar para Drejtorisë së Policisë Durrës dhe janë ulur në rrugë kanë deklaruar se janë aty për protestë paqësore.
Madje në një gjest të pazakontë, ata janë përshëndetur dhe përqafuar me efektivët e policisë të bërë gardh para institucionit.