Në këtë fillim viti moti i keq në Borsh ka shkaktuar një sërë dëmesh për banorët e zonës, në të mbjellat e tyre.
Sipas admistratorit të Njësisë Administrative Lukovë, Adi Boci, breshëri që ka rënë për rreth 15 minuta ka sjellë dëme të konsiderueshme në agrumet që ishin ende në degë.
Sipas tij breshëri ka qenë kokërrmadh ku edhe do të vijohet me verifikimin në terren të dëmeve.
Ditën e sotme në Borsh kanë qenë në zonë edhe tregtarë që kërkonin të blinin mallin ende të pashitur, por breshëri ka shkatërruar një pjesë të mirë të tij.











