Kaosi ka pushtuar rrugët në Brisbane pasi policia iu vu nga pas një Mercedes Benz-i të vjedhur. Pamjet e kapura nga një helikopter tregojnë një makinë të bardhë luksoze, e cila lëviz me shpejtësi të lartë në një autostradë përpara se të përfundonte në parkimin e një qendre tregtare.
Policia e Queensland konfirmoi se dy të rinj janë arrestuar pasi makina u kap në qendrën tregtare. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se ishin vënë në gjurmët e autorëve prej dy ditësh, pasi ata kishin publikuar në internet të gjitha shkeljet e tyre.
Në këta aksion u përplas edhe një makinë policie, por fatmirësisht në fund askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje.
/a.r