• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Ndjekje policore si në filma, si u arrestuan dy të armatosurit në Tiranë që përplasën 7 makina

by Java News
18/08/2018 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sirena Policie, përplasje të forta dhe zhurmë që vinte nga Bulevardi i Ri pranë ish-Stacionit të Trenit e deri te kryqëzimi i Burgut 313, më pas një përplasje e fortë në semafor. Dy të rinj që hidhen nga makina e përplasur, pistoleta të hedhura rrugëve e më pas dhjetëra forca policie, që rrethojnë zonën e arrestojnë “të pabindurit”. Kjo ishte një panoramë aspak e zakontë pak para mesnatës së të enjtes, në Tiranë, që nxori nga rrugë dhjetëra kureshtarë, që u mblodhën për “të zbuluar” çfarë kishte ndodhur. Një skenë e denjë për filma aksion.

E pasi përfunduan të gjitha veprimet policore, “keqbërësit” u kapën bashkë me armët. Ngjarja, që në pamje të parë të ngjante me një aksident të rëndë, rezultoi të ishte një aksion policor. Protagonistët, Gentjan Goçi, 25 vjeç, që drejtonte makinën dhe shoku i tij pasagjer, Ervin Kodra, 33 vjeç, u arrestuan nga efektivët e “Shigjetave”, që rrëzuan motorët dhe i ndoqën këmba këmbës derisa i neutralizuan.

Në fakt, Salla Operative kishte informacion që automjeti tip “Tuareg” me targë AA 508 IZ, u ishte dhënë shërbimeve për t’u ndaluar, pasi kishte informacione se ndodheshin persona të armatosur. Por mjeti është konstatuar vetëm në mbrëmje. Bilanci i gjithë këtij aksioni, veç rezultatit final, ishte disi i rëndë sa u përket dëmeve që shkaktoi.

Të paktën 7 makina pësuan dëme të shumta materiale, pasi u përplasën nga të rinjtë me “Tuareg”, që i iknin policisë. Makina e fundit, një “Passat” që priste t’i hapej semafori në kryqëzimin e Burgut 313, pësoi dëmet më të mëdha. Madje, në vendngjarje autoambulanca mori edhe dy të plagosur brenda kësaj makine. Por në Spitalin e Traumës nuk ndodhej më asnjë i plagosur, pasi pas mjekimit ishin larguar drejt shtëpive.

OPERACIONI

Ndonëse ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të enjtes, Policia foli zyrtarisht mesditën e djeshme. Sipas Policisë së Tiranës, aksioni kishte ndodhur në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e elementëve me precedentë kriminalë në fushën e armëmbajtjes pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, për drejtuesit e mjeteve që bëjnë gara shpejtësie apo xhirojnë gomat në ambiente publike, të atyre që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur etj.

Policia tha se në këtë kuadër, mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:20, Policia e Tiranës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe mosbindjes së punonjësve të Policisë për të ndaluar, ku falë punës së mirëorganizuar dhe ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë, kapen dhe arrestohen drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

“Gjatë ndjekjes nga Policia të automjetit ku udhëtonin dy shtetasit që mbanin armë zjarri me vete, drejtuesi i automjetit ka përplasur, duke u shkaktuar dëme materiale, 4 automjeteve të tjera. Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri, pistoleta, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Gentjan Koçi, 25 vjeç, dhe Ervin Kodra, 33 vjeç”, tha zyrtarisht Policia.

Më tej sqaroi se këta shtetas, në rrugën “Jordan Misja”, duke lëvizur me mjetin tip “Tuareg”, i cili drejtohej nga shtetasi Gentjan Koçi dhe pasagjer shtetasi Ervin Kodra, nuk i janë bindur shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”, pasi mbanin 2 armë zjarri pa leje, por janë larguar me shpejtësi.

Në këtë formë, ata janë bërë burim aksidenti e duke u përplasur edhe me 4 mjete të tjera (sipas Policisë) në rrugë, duke iu shkaktuar dëme materiale. Pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë, këta shtetas janë ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”, ku dhe u bë arrestimi në flagrancë i tyre. /panorama/ma.me


87

5aksident 32Capture

 

 

 

 

 

Next Post
Ronaldo fut në krizë Realin

Serie A/ Kush shpenzoi më shumë në Itali, blerjet dhe huazimet më të kushtueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com