• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Ndeshja midis Francës e Polonisë ndahet në ‘paqe’, penalltia e Levandoskit i ‘vjedh’ vendin e parë “Gjelave”

by Java News
25/06/2024 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca ka barazuar me shifrat 1-1 kundër Polonisë, takimi i fundit i Grupit D të Kampionatit Europian 2024.

Goli i parë u shënua nga Mbape me penallti në minutën e 56-të. Franca edhe pse tentoi shumë, nuk ishte konkrete në gjuajtjet drejt portës dhe hasi vështirsi në gjetjen e golit, gjë që arritën ta bënin vetëm një herë. Në minutën e 78-të, Polonia fiton penallti, Levandoski shkon dhe e ekzekuton duke e humbur pasi portieri Menja e priti topin. Gjyqtari pastaj urdhëron që penalltia të ribëhet sepse francezi kishte lëvizur nga vija. Në provën e dytë polaku nuk gaboi dhe ktheu baraspeshën.

Me këtë rezultat, Franca e mbyll në vendin e dytë me 5 pikë të grumbulluara. Ajo do të përballet me të dytën e Grupi E, ndërsa Polonia kthehet në shtëpi me vetëm një pikë të marrë në 3 ndeshje.

REZULTATI | FRANCË-POLONI 1-1

56′ Mbape / 78′ Levandoski 

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet takimi, baraspeshë totale.

90′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.

86′ Del nga fusha Dembele dhe futet Kulu Muani te Franca.

85′ Kunde hedh një top në zonë për Zhiru, ky i fundit godet por bllokohet nga mbrojtja polake.

82′ Zëvendësim te Franca, del Tçuameni dhe futet Fofana

78′ Levandoski humbet penalltinë e parë pasi Menja e priti por lëvizi para kohe dhe gjyqtari e sinjalizon që penalltia të ribëhet. Herën e dytë Levandoski nuk fal. (VIDEO) (VIDEO)

77′ Upamekano shkakton faull në zonë dhe4 gjyqtari sinjalizon për penallti në favor të Polonisë.

75′ Nisen në kundërsulm francezët, Dembele pason nga krahu i djathtë për Mbapenë në qendër, ky i fundit godet menjëherë por dobët dhe në duart e portierit polak.

72′ Levandoski provon goditjen nga distanca por gabon me topin që shkon jashtë.

67′ Ulet ritmi i lojës, francezët janë të kënaqur me avantazhin ndërsa polakët nuk kanë fuqi të dalin para.

65′ Grizman provon goditjen nga distanca por topi prek një mbrojtës polak dhe shkon në goditje këndi.

60′ Franca bën 3 zëvendësime tani. Dalin nga fusha Kante, Rabio dhe Barkola, në vendin e tyre futen Grizman, Zhiru dhe Kamavinga.

56′ GOOOOOOOOOOOOOOOL FRANCA! Mbape tregohet i qetë nga pika e bardhë e penalltisë dhe i jep avantazhin “Gjelave”. (VIDEO)

55′ Dembele shpërthen nga krahu i djathtë dhe detyro mbrojtësin polak t’i ndërhyjë, duke i dhuruar një penallti. (VIDEO)

49′ Tjetër goditje nga Kilian Mbape, francezi provon me të djathtën nga krahu i majtë i zonës por portieri polak arrin të bëjë një tjetër pritje mjaft të mirë.

47′ Mbape provon goditjen nga distanca por ishte shumë e gabuar.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Dortmund. 

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

45′ Barkola jep një pasim me thembër për Mbapenë i cili del i vetëm përballë portierit Skorupski, por përsëri ky i fundit del fitimtari i duelit. (VIDEO)

44′ Teo Hernandez merr krahun e majtë dhe provon pasimin për Dembelen në shtyllën e dytë por Zalevski largon topin.

42′ Mbape depërton bukur midis mbrojtjtes polake nga krahu i majtë i zonës me Barkolan që i jep një top dhe e nxjerr përballë portierit, por ky i fundit bën një ndërhyrje vendimtare dhe largon topin. (VIDEO)

38′ Tçuameni provon goditjen me të djathtën nga distanca por devijohet nga mbrojtja polake dhe shkon jashtë.

34′ Krosim për Levandoskin në zonë, polaku provon goditjen me kokë por topi shkon jashtë.

29′ Staron sërish ndeshja.

26′ Gjyqtari urdhëron pushim për t’u qetësuar lojtarët dhe pirë ujë.

23′ Polakët provojnë me forca të pakta përpara, nuk janë në gjendje të tregohen të rrezikshëm.

19′ Franca niset në kundërsulm, Kante ka topin në zotërim dhe pason në krahun e djathtë te Dembele, ky i fundit provon goditjen por pritet mrekullisht nga portieri polak.

15′ Topi korrombolohet në zonën franceze dhe shkon në këmbët e Urbanskit, i cili godet por ishte gjuajtje qendrore dhe shkon direkt në duart e Menja.

11′ Teo Hernandez merr krahun e majtë dhe i drejtohet zonës, provon goditjen tokazi por portieri polak e pret me këmbë.

9′ Francezët vazhdojnë të kenë kontrrollin e topit, provojnë të dalin përpara.

6′ Zielinski provon goditjen nga distanca, por Menja kontrrollon pa probleme.

4′ Barkola merr krahun e majtë dhe provon krosimin në zonë por topi largohet nga polakët në goditje këndi.

1′ Starton ndeshja në Dortmund.

FORMACIONET ZYRTARE

FRANCA (4-3-3): Menja; Hernandez, Saliba, Upamekano, Kunde; Rabio, Kante, Tçuameni; Barkola, Mbape, Dembele | Trajner: Didier Deshamp

POLONIA (3-4-3): Skorupski; Bednarek, Davidovicz, Kivior; Frankovski, Moder, Zielinski, Zalevski; Szymanski, Levandovski, Urbanski | Trajner: Mishel Provierz

Next Post
Braçes ‘i soset durimi’/ Nesër konstituohet Komisioni i Dezinformimit pa anëtarët e PD, nga opozita vetëm Mediu e Doda!

Braçes ‘i soset durimi’/ Nesër konstituohet Komisioni i Dezinformimit pa anëtarët e PD, nga opozita vetëm Mediu e Doda!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In