Një video tronditëse u shpërnda nga mediat italiane ku shfaqej dhunimi i një gazetari nga pjesëtari i një klani mafioz. Ngjarja ndodhi teksa ai po intervistohej nga gazetari dhe papritur nis ta dhunojë duke e gjakosur gazetarin.
Disa orë pas ngjarjes prokuroria urdhëroi ndalimin e Roberto Spada-s. Sipas autoriteteve, videoja ku ai godet gazetarin Piervincenzi ëhstë reagim tipik i krimit të organizuar. Roberto Spada që dhunoi gazetarin e RAI-t u shoqërua nga karabinierët e Ostias.
“Ndlaimi i Roberto Spada-s tregon se në Itali nuk ekzistojnë zonat e parajsës”, ka deklaruar ministri i brendshëm italian pas ndalimit të mafiozit./JavaNews/a.m.