Dita e verës është paraprirë gjithnjë nga një natë zjarresh të mëdha. Sipas traditës, 13 marsi me ndezjen e zjarrit starton festën e cila vazhdon përgjatë gjithë 14 marsit.
Kukësi është një nga qytetet që çdo vit “përshëndetet” me stinën e dimrit përmes zjarreve, megjithatë tradita duket se ka ndryshuar drejtim.
Të rinjtë e Kukësit prej vitesh përdorin goma makine për ndezjen e zjarrit duke shkaktuar ndotje të madhe e cila sfumon lumturinë që stina e luleve pritet të sjellë.
Shkurret dhe drunjtë e përdorur më herët në traditën kuksiane për të festuar “Natën e Zjarreve”, tashmë janë zëvendësuar nga gomat. Kështu ka ndodhur edhe këtë 13 mars, fatkeqësisht…
ReportTV