Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook një video të aktivitetit të zhvilluar në kompleksin e ri të kirurgjisë në QSUT.
Ai ka ironizuar në postimin e tij protestën e PD.
“Pas një pune trevjeçare, fillon merr jetë në fund të pranverës kompleksi i parë modern publik i shërbimit të Kirurgjisë, spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe spitalit të fëmijëve në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Muzika Le Të Vazhdojë Karvani Shkon Përpara”, shkruan Rama.
Ky reagim vjen pas zyrtarizmit të katër ministrave të rinj të qeverisë./a.m.