Është një muze ku ajo që sheh nuk duhet besuar. Muzeu i iluzioneve do të hapet pas pak ditësh në qytetin e New York. I mbushur me pasqyra që të ngatërrojnë, mekanizma gjeometrikë që fusin mendjen në kurth me ngjyra dhe drita haluçinante, çdo iluzion optik sfidon trurin për të rivlerësuar atë që sytë shohin.
Muzeu është pjesërisht shkencor dhe pjesërisht artistik. Dhe ndryshe nga shumë muze të tjera, vizitorët ftohen të ndërveprojnë me instilacionet dhe pazëllët.
Muzeu do ti hapë dyert më 20 shtator, në zonën e Manhattanit të poshtëm.
që kur i pari muze i tillë u hap në Zagreb të Kroacisë, në 2015, shumë të tjerë të ngjashëm u hapën në vende të ndryshme të botës.
Në muzeun e New York, do të ketë gjithsej 80 apo më shumë iluzione optike, në gjendje që të ngatërrojnë jo pak trurin e kujtdo që do të zgjedhë ta vizitojë atë. /ma.me
https://www.youtube.com/watch?v=bEPhPolKFVc