Moti i keq ka përfshirë rajonin duke shkaktuar përmbytje. Por situata paraqitet problematike në Greqi, ku u shënua dhe viktima e parë nga përmbytjet.
Bëhet fjalë për një gruaje të moshuar, e cila mbeti e bllokuar në banesë, pasi uji u fut brenda.
Ndonëse forcat e policisë shkuan në banesën e saj, duke zbritur me litarë, fatkeqësisht e moshuara kishte ndërruar jetë.