Stuhitë e erës dhe shiut që kanë karakterizuar ditët e fundit kanë shkaktuar dëmë të mëdha në parkun e Kodër Krastës në Elbasan.
Disa dhjetra pisha janë rrëzuar ose thyer, duke e cuar në rreth 1700 numrin e pemëve të dëmtuara në kurorën e gjelbër të Elbasanit bashkë me bilancin e zjarreve të verës së kaluar.
Krasta është kurora e gjelbër e një prej qyteteve më të ndotura në Shqipëri siç është Elbasani, ku çdo ditë dhjetra qytetarë dalin për aktivitet fizik e ndërsa në fundjavë kthehet në destinacion për piknik në natyrë.