Mediat kosovare kanë publikuar pamjet, ku pretendohet se policia është qëlluar me armë zjarri në veri të vendit.
Në videon e publikuar ku dëgjohen disa zyrtarë policorë teksa komunikojnë përmes radio-lidhjes me kolegët e tyre, të cilët duken se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikë kalimin kufitar në Bërnjak dhe u ofrojnë atyre ndihmë.
Policia e konfirmoi të dielën se ndaj tyre u hap zjarr në veri.
“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, njoftoi policia.
/e.d