• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO / Momenti kur lideri i Hamasit mëson se 3 djemtë e tij u vranë në një bombardim izraelit

by A R
11/04/2024 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre djemtë e udhëheqësit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, u vranë dje në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Dje, Hamasi njoftoi se tre djemtë e Ismail Haniya u vranë në një sulm ajror në kampin e refugjatëve Shati në qytetin e Gazës (në veri), ku ata po vizitonin të afërmit, në ditën e parë të festës së Fitër Bajramit. përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lajmi që u njoftua fillimisht nga mediat e Hamasit, u konfirmua më pas nga vetë Haniyeh, i cili tha se vrasja e djemve të tij, nuk do të ketë ndikim tek kërkesat e grupit militant në negociatat për armëpushim.

Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar momentin kur lideri i Hamasit Ismail Haniyeh njoftohet me lajmin se djemtë e tij u vranë nga një sulm ajror izraelit në Gaza.

This is the moment Hamas leader Ismail Haniyeh received news that his sons were killed by an Israeli air strike in Gaza.

The Israel Defence Forces confirmed it killed Haniyeh’s three sons – claiming they were terrorists. https://t.co/kZbq4EJuSO pic.twitter.com/6snh5yTrrp

— Sky News (@SkyNews) April 11, 2024

Vrasja e tre djemve të liderit të Hamasit vjen në një kohë ndërsa ndërmjetësit Katari, Egjipti dhe SHBA-të presin një përgjigje nga lëvizja islamike palestineze ndaj një propozimi që ata paraqitën për të shpallur një marrëveshje armëpushimi, e cila do të shoqërohej me shkëmbimin e pengjeve të mbajtura në Gaza me të burgosurit palestinezë.
“Sulmi” i Iranit ndaj Izraelit?

Në të njëjtën kohë, Irani po “kërcënon të nisë një sulm të madh kundër Izraelit”, tha presidenti amerikan Joe Biden në Uashington, menjëherë pas lajmeve për vdekjen e fëmijëve të Ismail Haniya.

Një shenjë e tensionit në rritje: kompania ajrore gjermane Lufthansa njoftoi dje pezullimin e fluturimeve për dhe nga Teherani, ndoshta deri më sot, për shkak të “situatës aktuale në Lindjen e Mesme”.

Pavarësisht thirrjeve për armëpushim, bombardimet izraelite vazhdojnë dhe këtë mëngjes, dëshmitarët okularë raportuan se janë përqendruar në pjesën jugore të enklavës.

Lufta shpërtheu më 7 tetor , kur krahu ushtarak i Hamasit filloi një bastisje të paprecedentë në zonat jugore të territorit izraelit me bazë në Rripin e Gazës, duke vrarë 1,170 njerëz, shumica prej tyre civilë, sipas një raporti francez.

Më shumë se 250 njerëz u rrëmbyen në sulmin e Hamasit, nga të cilët 129 janë ende në enklavën palestineze – por të paktën 34 prej tyre besohet se janë vrarë, sipas burimeve izraelite.

Si hakmarrje, udhëheqja civile-ushtarake izraelite është zotuar se do të “fshijë” lëvizjen islamike palestineze, e cila, si SHBA dhe BE, e karakterizon si një organizatë “terroriste” dhe operacioni ushtarak që po kryen ka vrarë deri tani në të paktën 33,482 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.

/a.r

Next Post
Krim brutal, nënë e bir gjenden të vrarë me armë brenda shtëpisë

Krim brutal, nënë e bir gjenden të vrarë me armë brenda shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

September 28, 2026
Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

September 28, 2026
Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

September 28, 2026
“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com