Sali Berisha bojkoti sot mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve Shqipëri dhe Kosovës. Si gjithmonë, Berisha nuk u la vetëm nga besnikët e tij, të cilët teksa kreu i qeverisë po fliste në Parlament, u larguan nga seanca.
Edhe në këtë ditë historike për dy vendet, pasi kjo është mbledhja e parë që zhvillohet në histori, Berisha nuk i ndali akuzat për kryeministrin Edi Rama.
Teksa po shihte ekspozitën para Kuvendit me momentet më të rëndësishme të shpalljes së pavarësisë, Berisha tha se duhej të ishte vendosur edhe personalitetet antikombëtare.
“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, si vllau i Vuqiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët. Historinë duhet ta shohim siç është me të gjithë dritëhijet e saj”, tha Berisha.