Pas zërave dhe ankesave të futbollistëve serbë, janë publikuar edhe pamjet e goditjes me gurë të autobusit të kombëtares së Serbisë me gurë gjatë mbërritjes së tyre në Tiranë. Është portali online i gazetës serbe “Blic” e cila ka publikuar momentin e goditjes me gur të autobusit të kombëtares serbe.
Në sfond dëgjohen fërshëllimat e tifozëve shqiptarë dhe më pas goditja e gurit në xham që e ka plasaritur atë.