Vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko i janë dorëzuar mbrëmjen e sotme forcave të policisë, pas rrethimit që iu bëq nga forcat e rendit.
Pas 4 ditë aksion në Lazarat, dy vëllezërit të akuzuar si autorë të sulmit me armë ndaj efektivëve të RENEA-s ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha, janë vënë në prangat e policisë.
JavaNews.al sjell video nga momenti i arrestimit të tyre si dhe monitorimi me helikopter i hapësirës ku ata gjendeshin të fshehur.