• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Momenti i arrestimit të drejtorit të shërbimit zjarrfikës dhe 4 vartësve të tij, AMP: Në kërkim 64-vjeçari

by Java News
31/08/2023 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar pesë persona në qytetin e Cërrikut. Burimet bëjnë me dije se një ndër të arrestuarit është Drejtori i Forcave Zjarrfikëse të Cërrikut, Artion Taçi 36 vjeç.

Akuza që rëndon ndaj tyre është ndikimi i paligjshëm dhe krimi zgjedhor. Të arrestuarit e tjerë janë: Adnand Xhelili, Agiano Dinoshi, Alban Shima dhe Armand Gjoka, sakaq është shpallur në kërkim një 64-vjeçar me inicialet K.V për falsifikim dokumentesh.

Mësohet se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Sipas burimeve, 5 të arrestuarit u jepnin firmave private vërtetime false që nuk kishin detyrime tatimore.

Si zyrtarë ata e kanë patur të ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje por megjithatë kjo nuk i ka ndaluar të angazhohen.

Njoftimi: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurisë të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për shtetasit:

A.T., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;

A.GJ., 43 vjeç, me detyrë punonjës i Zjarrfikëses në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;

A.XH., 33 vjeç, me detyrë punonjës i Zjarrfikëses në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;

A.SH., 35 vjeç, me detyrë Përgjegjës i OSHEE Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;
A.D., 34 vjeç, me detyrë specialist në bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit K.V., 64 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitet të paligjshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 0800 90 90.

19 Janar: Në muajin janar të këtij viti, Artion Taçi është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ka qenë duke drejtuar automjetin tip Mercedez Benz në gjendje të dehur, në qytetin e Cërrikut. Nga testi i parë i kryer me aparatin Drager, 36-vjeçari rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.

“Sot, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Elbasan kanë kryer arrestimin në flagrancë  të shtetasit A. T., 36 vjeç, me detyrë Shef i PMNZSH në qytetin e Cërrikut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.” – njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan./m.j

Next Post
VIDEO/ Festë në ‘Elbasan Arena’, Partizani kalon në avantazh. Të ‘kuqtë’ pranë historisë

VIDEO/ Festë në 'Elbasan Arena', Partizani kalon në avantazh. Të 'kuqtë' pranë historisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In