• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Momentet shkatërrimit e djegies së sporteleve, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

by A R
02/04/2018 07:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin pamjet e sulmit dhe djegies së sporteleve në tubimin e organizuar në Rrugën e Kombit në Kalimash që degjeneroi në dhunë. Në pamje duket momenti kur kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë e deri kur rreth 200 të tillë qëndrojnë para kordonit të policisë i cili është pozicionuar para traut dhe sporteleve ku mblidhen paratë.

Protestuesit të mbledhur nga Kukësi, Tropoja, Hasi, por edhe shqiptarë nga Kosova pas bllokimit të qarkullimit të makinave nga të dy senset e rrugës u përleshën me policinë, e cila në momentin që ngjarja precipitoi u tërhoq. Pas tërheqjes së efektivë të FNSH, protestuesit morën gjithçka që kishin përpara duke bastisur, thyer dhe shkatërruar sportelet e kompanisë koncesionare.

Në pamje duken protestuesit, njëri me kaskë mbrojtëse në kokë, kur futen me dhunë në kabinat ku parashikohet që të paguhet bileta për të kaluar në Rrugën e Kombit. E ndërsa një nga punonjësit e  kompanisë duke ndjerë rrezikun merr një pajisje dhe largohet me shpejtësi, njëri nga efektivit e policisë tenton që të largojë protestuesit, por këta të fundit thyejnë kompjuterët dhe pajisjet e tjera të kompanisë me varre dhe hekura.

Fakti që protestuesit kishin me vete edhe varre dhe sende të tjera të forta tregon se skenari ishte i planifikuar dhe qëllimi final ishte shkatërrimi dhe djegia e plotë e sporteleve. Pas shkatërrimit me thyerje të katër sporteleve, dy nga secila anë, protestuesit u vendosin zjarrin me benzinë. Në pamjet ekskluzive duket qartësisht edhe personi që vendosi zjarrin. Ata kujdesen që gjithçka të marrë flakë sa më shpejt duke ndezur fillimisht një perde, ndërsa më pas i gjithë sporteli përfishet nga zjarri.

Flakët përpijnë gjithçka në një kohë të shkurtër. Në pamje duket qartë se cilët kanë qenë autorët e shkatërrimit dhe udhëheqësit e tyre. Protestuesit bllokuan  nga ora 11:00 deri në orën 14:00 në Kalimash, ndërsa mbrëmjen e djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm u arrestuan nga policia 23 prej tyre.

Burime nga grupi hetimor i dosjes së dhunës në Kalimash pohojnë se të ndaluar nga policia janë vetëm personat që duken në pamje, që janë aktivë në shkatërrimin dhe dhunimin e kabinave të koncesionarit. 13 nga 23 prej protestuesve ndodhen në Tiranë, ndërsa 10 në Kukës, teksa nesër ose pasnesër pritet që të dalin para gjykatës për t’u njohur me ligjshmërinë e masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Protestuesit kundërshtojnë taksën në Rrugën e Kombit. E ndërsa qeveria ka dënuar dhunën duke e cilësuar si barbare, opozita kërkon lirimin e protestuesve nga burgu./ReportTV/a.m.

Next Post
LISTA/ Ja 30 vendet më të pasura në botë

LISTA/ Ja 30 vendet më të pasura në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In