Në internet ka dalë një video në të cilën shihet se si një predhë godet veturën e terroristëve të ISIS.
Mediat siriane pro regjimit të Bashar al-Assad, kanë transmetuar një video në të cilën shihen militantët e ISIS-it duke zhvilluar luftime të ashpra ne ushtrinë siriane në afërsi të Humaymaha në provincën Homms.
Aty shfaqen luftëtarët në veturat e armatosura rëndë, duke bërtitur dhe duke folur të lëvizin majtas e djathtas për të shmangur predhat e ushtrisë siriane.
Në fund të videos është filmuar momenti kur një predhë godet veturën e tyre, që krijon një shpërthim të fuqishëm.
/a.m.











