Pak minuta më parë gjithë qyteti i Vlorës u trondit nga një atentat me kallashnikov që i mori jetën kreut të OSHEE-së Roland Saliu.
Trupi i tij i pajetë dergjej në oborrin e lokalit në Sheshin e Flamurit, aty ku familjarët shkuan për ta identifikuar.
Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për BalkanWeb edhe momentet kur familjarët identifikojnë pikërisht të afërmin e tyre. Ata shpërthejnë në lot e të bërtitura./BW