Një aksident ajror i ka marrë jetën 5 personave në Manhattan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një helikopter turistik u rrëzua mbi lumin që ndan Manhattanin nga Queens-i.
Vetëm piloti i helikopterit arriti të shpëtojë me dëmtime të lehta ndërkohë vdiqën 5 personat e tjerë që udhëtonin me mjetin fluturues.
Helikopteri i përkiste grupit turistik Liberty. Para pak se të rrëzohej piloti ka dhënë sinjalet e emergjencës.
Momentet e aksidentit janë filmuar përmes një kamere amatore nga një dëshmitar.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se problemet në motor kanë rrëzuar helikopterin./a.m.