• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Moldavi-Shqipëri: Cikalleshi mjafton, kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë

by Java News
17/11/2023 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiperia e mbyll fraksionin e pare te lojes me golin e Cikalleshit te shenuar me penallti qe ne minuten ’25, duke shkuar e qete ne dhomat e zhveshjes.

45’+2’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Shqipërisë pjesa e parë e takimit.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Goditje dënimi e vendasve që harkohet në zonë nga Rata, Nikolesku me kokë gjuan lehtë duke çuar sferën në duart e Berishës.

41’ Bajrami merr topin në gjysmëfushën tonë dhe pasi i afrohet me shpejtësi zonës kundërshtare lëshon në gjuajtje të fortë, që kontrollohet në dy kohë nga portieri vendas. (VIDEO)

40’ Shumë faulle në këto minuta që ulin ndjeshëm ritmin e sfidës, gjë që u shkon për shtat kuqezinjve pasi ky rezultat siguron kualifikimin.

35’ Asani nga e djathta nis një top në qendër për Cikalleshin, por në vend të tij gjen mbrojtësit vendas të cilët largojnë rrezikun.

32’ Protesta të vendasve që kërkojnë penallti për një kontakt në zonë, por gjyqtaria bën shenjë për një faull të mëparshëm ndaj Mitajt. (VIDEO)

31’ Shqipëria duket në kontroll të plotë, teksa ka qarkullim të gjatë të topit.

28’ Vendasit rrezikojnë me një goditje standarte, Berisha del dhe grushton topin mbi kundërshtarët. (VIDEO)

25’ GOOOL SHQIPËRIA! Cikalleshi shënon me penallti! (VIDEO)

24’ Penallti për Shqipërinë! Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë pas një faulli ndaj Seferit në krahun e majtë të sulmit. (VIDEO)

22’ Harkime radhazi në krahun e djathtë, vendasit largojnë me vështirësi.

19’ Pasime të shumta të futbollistëve kuqezi, por për momentin nuk ka hapësira për të rrezikuar katërkëndorin.

16’ Shkëndija e parë është e vendasve me Nikolaeskun i cili në të djathtën detyron me gjuajtjen e tij Berishën që të çojë topin në këndore. (VIDEO)

14’ Qarkullim i gjatë i topit i kuqezinjve pranë zonës kundërshtare, duke kaluar nga e djathta në të majtën. Në fund është Asllani i cili provon nga jashtë zonës, por bllokohet nga mbrojtësit.

11’ Edhe Rata ndëshkohet me të verdhë për vendasit pas një faulli ndaj Ramadanit.

9’ Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Nikolaesku.

5’ Një harkim i rrezikshëm në zonë devijohet keq nga Gjimshiti që çon topin lart në ajër, por Berisha kontrollon me qetësi.

4’ Vendasit ngulmojnë në këto minuta për të mbajtur lojën pranë zonës tonë, me presing të lartë në krahun e Hysajt.

1’ Mitaj nis një pasim të gjatë në krah për Seferin, ky i fundit nuk ia del të shmangë pozicionin jashtë loje të vendasve.

1’ Nis dueli në Kishinau.

Next Post
Droni zbulon parcelën me kanabis, policia gjen shqiptarin duke fjetur brenda: I kam lekë borxh babait

Droni zbulon parcelën me kanabis, policia gjen shqiptarin duke fjetur brenda: I kam lekë borxh babait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com