Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj kanështrënguar duart me Papa Françeskun gjatë një takimi ndërfetar në Azi. Në një video që Klosi ka postuar në Facebook, Papa flet me tone entuziaste dhe habie nga fakti që Shqipëria ka kaq shumë të rinj. “Kaq shumë të rinj! Vendi i të rinjve, plot me të rinj…”-thotë Papa teksa i jep dorën zyrtarëve shqiptarë. “Aty ka harmoni fetare..”-shton një nga organizatorët.
“Pooo”, pohon ati i shenjtë që vizitoi Shqipërinë në 2014.
“Emocion i veçantë, shtrëngimi i dorës së virtytit dhe të besimit reciprok e të palëkundur, se zemrën dhe Zotin e kemi të gjithë njësoj dhe të Njejtë”, shkruan Klosi bashkangjitur videos.
ma.me