Dita e sotme ne Shkoder eshte regjistruar me perplasje mes protestuesve te PD dhe policise, gjate konstituimit te keshillit te ri bashkiak.
Ne kete video shihet momenti kur deputeti i PS, Tom Doshi, kalon para protestueseve, te cilet tentojne t’i afrohen.
Eshte truproja e tij i cili e largon nga turme dhe me duar mundohet t’i behet mburoje.
Por vetë Doshi reagoi vetëm duke buzëqeshur dhe vazhdoi rrugën e tij.
Doshi, tashmë i rikthyer më me ndikim te mazhoranca për zonën e Shkodrës, u shpreh se ishte në mbledhje si aleat i PS-së.
“Sot mora pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak si aleat i PS”, tha Doshi, duke shtuar se ata që nuk morën pjesë në zgjedhje nuk kanë të drejtë të protestojnë.
g.kosovari











