Milan vazhdoi suksesin në Genoa me Sampdorian dhe u imponua me një rezultat të qartë 4-1 në “San Siro” kundër Cagliarit. Kuqezinjtë e nisën mbarë takimin dhe vetëm në minutën e 12′ do të gjenin golin e avantazhit. Tonali nga goditja e dënimit shënon një kryevepër me tifozët që menjëherë filluan duartrokitjet.
Skuadra sarde do të barazonte shifrat me Deiolan në minutën e 17′, por barazimi zgjati shumë pak sepse Milan “asfaltoi” kundërshtarin pa mëshirë. Leao në minutën e 19′ goditi nga distanca por gjeti devijimin e Braim Diaz, ndërsa Giroud do të mbyllte çdo llogari në minutat 24′ dhe 43′.











