• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Mijëra dollarë fluturojnë në autostradë, njerëzit rendin për t’i mbledhur…

by Java News
04/05/2018 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që ndodhi të mërkurën në një autostradë në Indianapolis në SHBA, është sa e pazakontë, aq edhe e rrezikshme.

Një automjet që transportonte para “vendosi” që t’i depozitonte ato në vendin e më të gabuar… mes të autostradës. Sigurisht gjithçka ishte aksidentale.

Por një moment që me mijëra dollarë fluturuan nëpër rrugë, qytetarët ndaluan makinat dhe dolën për t’i mbledhur… Sipas amerikanes CBS, dyshohet se në rrugë u shpërndanë më shumë se 600 mijë dollarë, megjithatë, policia thotë se shuma ekzakte nuk dihet.

“Çanta me para po dilni nga pjesa e pasme e automjetit në mes të autostradës. Një pamje si e shkëputur nga ndonjë film, ku ke para dhe ato fluturojnë nëpër të gjithë rrugën… automjete që ndalojnë, njerëz që dalin nga makina për t’i mbledhur”, tha një zyrtar i policisë.

Ai madje tregoi se kishte edhe njerëz, të cilët kishin kaluar rrethimin e lagjeve ngjitur me shpresën për të futur në xhep disa para.

“Besoj se nuk është diçka që sheh çdo ditë, që qindra mijëra para të fluturojnë gjithandej gjatë një mëngjesi të zakonshëm”, tha zyrtari i policisë, i cili shtoi se e gjithë situata ishte vërtetë kaotike.

Oficerët bllokuan rrugën dhe iu futën punës për të mbledhur paratë, të paktën atë pjesë që kishte mbetur, pasi një sasi e mirë shkoi në xhepat e qytetarëve të thjeshtë.

E ndonëse mund të duket një situatë komike, policia u ka bërë thirrje banorëve që të kthejnë paratë e marra, pasi mund të përballen me akuzën e vjedhjes.

Madje aktualisht policia është vënë në kërkim të një automjeti të bardhë, që sipas mediave amerikane arriti të merrte një çantë të tërë me para. Ndërsa u raportua se edhe shoferi i një autobusi shkolle kishte ndaluar dhe kishte arritur të merrte një sasi të papërcaktuar parash.

a.ç

Next Post
Vrasja e Devi Kasmit, Apeli lë në burg Mario Meshinin

Vrasja e Devi Kasmit, Apeli lë në burg Mario Meshinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij! Më 27 prill nis gjyqi në themel në GJKKO

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In