Banorët e Tiranës thithin ajër disa herë më të ndotur se sa kufiri i lejuar i BE-së.
Sipas raportit më të fundit të monitorimit të cilësisë së ajrit, rezulton se vlerat e PM10, që është një ndër ndotësit më të rrezikshëm pasi janë grimca shumë të imëta, janë në nivele shumë ta larta.
Në fakt edhe fundi i 2016-ës është karakterizuar po nga e njëjta situatë e rëndë e cilësisë së ajrit në Tiranë.
Sipas OBSH-së, kur ndotja tejkalon limitet e vendosura, ka pasoja në shëndetin e njerëzve pasi mund të shkaktojë kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru.
Trafiku i rënduar, vjetërsia e automjeteve,cilësia e karburantit si dhe punimet që po bëhen në rrugë akuzohen si shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Tiranë.
Në këtë situatë, të mbjellësh një pemë është njësoj si të zhvillosh katër jetë.
Me këtë moto, prej gati 1 viti, Plani i ri i përgjithshëm vendor dhe vizioni strategjik për Tiranën si një entitet metropolitan policentrik dhe intensiv -TR030 ka të përfshirë dhe fut për herë të parë një koncept të ri në planifikimin e hapsirave të gjelbra, konceptin e “Pyllit Orbital”.
Një nga zonat që përfshihen në të, është dhe parku i liqenit të Farkës. Ky park, do të jetë hapësira e dytë tërheqëse për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për bukurinë natyrore dhe qetësisë, por edhe për ineresin e veçantë në investime meqë Bashkia e Tiranës ka nisur tashmë të bëjë në këtë zonë, me synimin që ta kthejë parkun e Liqenit te Farkës si park tjetër alternativ për t’u frekuentuar.
Sipas ekspertëve, krahas pedonales, ndërtuar pjesërisht dhe që në planet perspektiva pritet të rrethojë liqenin, tashmë është gati në përfundim pyllëzimi i plotë i hapësirave rreth liqenit ne pjesen perendimore te tij.
Ekspertët thonë se, mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë, së pari cilësinë e ajrit, por edhe do t’i japë liqenit të Farkës një dimension të ri, duke ofruar mundësi, për të kaluar kohën e lirë apo për t’u marrë me sport e aktivitete të tjera.
Mbjelljet përshtaten me ambientin, territorin, aspektin dekorativ e panoramik ku ka pemë të llojit frashër, blir, shkurre dekorative, kumbulla, edhe ullinj.
Ky park, për arkitekten Entela Koja, pas përfundimit të mbjelljes së pemëve, ka nevoja emergjente për mobilimin urban, duke nisur që nga vendosja e koshave të mbeturinave deri tek ngritja e një zyre informacioni, për të gjithë ata që vendosin ta vizitojnë këtë park.
Arkitektja Koja shton se, kjo do të ndikojë në bërjen e këtij parku të aksesueshëm dhe po ashtu edhe në rritjen e vlerës së tregut imobiliar.
Krijimi i këtij pylli, ka kaluar mes debatesh dhe shumë diskutimeve mes ekspertëve të fushës, një pjesë e të cilëve ende mbeten skeptik për ndikimin që ai do të ketë mjedisin dhe ajrin që thithin çdo ditë banorët e kryeqytetit.
Njëri prej tyre është edhe Lavdosh Feruni, i cili thotë se Tirana sot ka nevojë emergjente stopimin e ndërtimeve të reja, si dhe krijimi i hapësirave të gjelbëruara në çdo zonë të qytetit.
Ai shprehet se me rritjen e nurmit të banorëve, sipërfaqet janë dhe do të zihen akoma më shumë, duke zhveshur pjesën tjetër të vendit, çka mund të krijojë imazhin e një republike të Tiranës dhe më pas të Shqipërisë.
Ai sugjeron arkitektët që të jenë urbanistë më të mirë, në mënyra që Tirana e betonizuar ndryshojë kurs dhe t’i sigurojë banorëve të saj, gjënë më kryesore: Ajrin e pastër.
Projekti i ideuar nga Arkitekti Italian, Stefano Boeri është përfunduar në fazë të parë, si faza e planit të përgjithshëm vendor. Por në vazhdim, ai po merr jetë dhe po zgjerohet ditë pas dite, ku detajimi i mëtejshm i tij synon që Tirana e betonit dhe smogut, sa më parë të mbështillet nga gati 2 milionë pemë të llojeve të ndryshme, në nje plan që përfshin 15 vitet e ardhshme.
Por, si lindi idea e ndërtimit të një Pylli Orbital?
Teksa bashkia dhe ekspertët italian e shqiptare, nen drejtimin e Stefano Boeri, studiuan territorin e ri të bashkisë së Tiranës, hodhën edhe idenë e një Plani të Ri, ku vija e vjetër e verdhë e Tiranës do të shërbejë si gjurmë e gjelbër përmes një pylli, emri i të cilit pavarësisht formës së çrregullt do ti vihet emri “pylli orbital”, hapsirë e gjelbër e cila do t’i shërbejë Tiranës.
Pylli orbital, pjesë e “Tirana 2030” është një park shumë i madh që shtrihet si rreth gjithë qytetit dhe bëhet vijë ndarëse mes zonës urbane dhe periurbane, banimit dhe gjelbrimit.
Pylli Orbital është një koncept që do t’i shërbejë të gjithëve, pasi ai do të jetë projekti i të ardhmes për Tiranen.
“Pylli orbital”, është mbi të gjitha një gjurmë që përfshin, lidh e rivlerson shumë hapsira në Tiranë.
Në të, pritet të perfshihen një numër i madh pemësh rreth qytetit, i cili do të formojë një barrierë natyrale, zona buferike ne gjuhën teknike për të bërë që në veshjen urbane të Tiranës të ritet sa më shumë tregusi i gjelbërimit për numër popullsie./OraNews