• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / “Merren me librin e shtëpisë time”, Rama: Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash

by A R
03/02/2025 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesje, e cila e kritikon për qëndrimet e tij ndaj opozitës.

Komentuesja shkruan se nga gjuha që Rama përdor me opozitën nuk meriton të qeveris vendin. Ndërsa kryeministri thotë se për opozitën flet vetëm 1 herë në 3 muaj, ndërsa kjo e fundit merr në gojë Ramën me libër shtëpie.

Më tej, kreu i qeverisë thotë se opozitë e shndërruar në kënetë e udhëhequr nga bufi i stërplakur (Berisha), kërkon të pengojë vendin tani që kërkon dhe votën në zgjedhje, prandaj Rama do merret me ta.

Komenti: Më vjen keq! Por vetën për faktin se si shpreheni për opozitën në fjalimet tuaja nuk meritoni ta udhëhiqni atë vend e atë popull.

Rama: Ja, këtu, mirëmëngjes nga Partia Socialiste. E bukur kjo! Unë flas një herë në tre muaj, tre fjalë për opozitën dhe bëka kaq shumë përshtypje sa nuk meritokam të udhëheq atë vend dhe atë popull, siç shkruani ju nga jashtë.

Por çfarë meriton atëherë opozita e dashur Flora? Ma thoni dot? Opozita që tre vaktet në ditë merret me gjithë librin e shtëpisë time, me këdo i del përpara, me mua po e po.

Nuk besoj se është opozitë që ju përfaqëson juve dhe familjen tuaj, sepse nuk besoj se ju keni ndonjë problem me familjen time dhe nuk ma ha mendja që libri i shtëpisë time t’ju duket një program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë e me radhë, për Shqipërinë.

Pastaj ju Flora jeni jashtë, dhe kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp dhe kurrsesi nderi i Shqipërisë çmohet dhe respektohet si kurrë më parë. Apo jo? Ju jeni vetë dëshmitare.

Unë s’jam marrë thuajse fare me opozitën. Erdhe në Parlament, i kam lënë të merren me librin e shtëpisë time, të më ulin e më ngrenë, kriminel e hajdut, e të mi hedhin mua në kurriz të gjitha të zezat që kanë bërë vetë.

Pasi kanë hedhur baltë, brenda e jashtë Shqipërisë, për Shqipërinë, nga këneta e tyre dhe kanë bërë çmos ta pengojnë këtë vend, tani duan edhe votën. Prandaj do merrem pak edhe me to, apo jo. Por ama, me shqipen e mësuesve të mi të Nolit, Konicës dhe Fishtës, dhe asnjëherë me baltë e shpifje, me librin e shtëpisë dhe familjen. Asnjëherë në nivelin e asaj kënete.

Më vjen keq, Flora! Kur një buf i stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash, ditë e natë, i rroka nisën shqiptarët. Për dreq, ajo kënetë ka krijuar edhe ca pellgje opozitash të reja, që nuk kanë asgjë të re, përveç moshës së pronarëve të tyre, që të gjithë imitojnë bufin stërplak.

Kush do të votojë verbërisht ‘kuak, kuak, kuak’, le t’i votojë, por dy gjëra ama nuk ndryshojnë dot. E para, vota për ta është e çuar dëm sepse ata aty ku janë do jenë prapë. Dhe e dyta, vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhlisit tonë, nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, sfiduese, europiane dhe fituese.

Next Post
Lëvizte me pistoletë me silenciator në automjet, vihet në pranga 25-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pistoletë me silenciator në automjet, vihet në pranga 25-vjeçari në Tiranë

Comments 1

  1. Lili says:
    1 year ago

    Si ty, Tradhtar që e ke copëtuar Shqipërinë si të jetë pronë e Babait tënd.Vula më e shëmtuar për njeriun në jetë është:Vula e Tradhtisë kombëtare…Ti nuk je shqiptar,por çifut… prandaj bën më Shqipërinë dhe shqiptarët ç’far të dojë qejfi,more maskara ..

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In