Një rast grabitjeje ka ndodhur brenda një argjendarie në Gjirokastër, ku një person ka vjedhur një byrzylyk. Vlera e tij pritej që të shkonte deri në 1 milionë lekë të vjetra, të cilat qytetari i futi në xhep me një lëvizje të vetme.
Teksa shitësja i tregonte disa bizhuteri, hajduti fut një në xhep dhe pasi kryen vjedhjen, del i qetë nga dyqani.
Pronarët e biznesit, pasi konstatuan vjedhjen, bënë denoncimin në Polici të rastit në fjalë, por deri më tani nuk është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i hajdutit./m.j











