• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë deri në 192 km/orë, 11 shoferë të arrestuar, policia paralajmëron drejtuesit

by Java News
07/08/2021 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të sigurisë në rrugë policia Rrugore ka vënë në pranga 11 drejtues automjetesh dhe ka hequr 39 leje drejtimi.

Sipas policisë shpejtësitë në rrugë variojnë nga 130km/h deri në 192 km/h në rrugën interurbane Levan-Vlorë, duke bërë që rreziku të jetë shumë i madh për të gjithë.

Gjithashtu si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1762 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Njoftimi i plotë:

➡️ Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep.

➡️ Mos fluturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugor dhe në rastin më të keq aksidentin🚑.

➡️ Në çdo aks rrugor në të gjithë vendin ka patrulla të Policisë Rrugore me 📸🚔📹📟, për një qëllim: sigurinë e jetës.

➡️ Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, qëndroni në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes, pasi fluksi i automjeteve në drejtim të zonave bregdetare e anasjelltas është shumë i lartë.

Shpejtësi që variojnë nga 130km/h deri në 192 km/h në rrugën interurbane Levan-Vlorë, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe më keq akoma në gjendje të dehur (nga 0.35 mg/l deri në 1.12 mg/l) dhe parakalime të rrezikshme  duke mos qëndruar në radhë për shkak të fluksit apo për të arritur sa më parë në destinacion, janë rrezik i madh për jetën e të gjithë përdoruesve të rrugës.

👉 Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

👉Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1762 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

➡️ Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve:

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mos përdorini celularin gjatë drejtimit të automjetit, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional./m.j

Next Post
Ish-kryeministri i Italisë Giuseppe Conte zgjidhet lideri i Pesë Yjeve, thyen mitin e Bepe Grillos

Ish-kryeministri i Italisë Giuseppe Conte zgjidhet lideri i Pesë Yjeve, thyen mitin e Bepe Grillos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij! Më 27 prill nis gjyqi në themel në GJKKO

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In