• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO: “Më ndal veç plumbi”/ ‘Sfidon’ Kostani! Përdor telefonin në timon, duke shkuar drejt Rajonit të Policisë

by
19/08/2022 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkomisarja Anisa Kostani vijon të sfidojë mediat me mesazhet e saj, ndërkohë që tashmë në shënjestër duket se janë futur edhe shefat e saj pas pezullimit nga detyra prej Gledis Nanos si edhe nisjes së hetimit të thelluar nga AMP.

Pas kërcënimeve të djeshme ndaj gazetareve, të cilët i ftonte edhe t’i hanin jashtëqitjen, Nënkomisarja Kostani i ka dalë ballazi sot opinionit publik, medias por duket se ndaj kreut të Policisë së Shtetit duke hedhur një story me këngën e reperit “Unikkatil” në sfond. Kënga është gati 4 minuta e gjatë, por policja e bërë më parë e famshme për bashkëjetesën me gjarprin ka gjetur të nxjerrë vetëm pjesën e tekstit ku ndër të tjera, reperi thotë se e “ndalte veç plumbi”.

Ndër të tjera teksti thotë: Un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”.

Me këtë këtë në fond, policja për të cilën reagoi e turpëruar edhe vetë Policia e Shtetit duket teksa përdor celularin gjatë drejtimit të automjetit duke ndjekur rrugën që të çon në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë.

Në këtë këngë Unikkatili i drejtohet edhe gazetarëve duke thënë se i kishte sharë.

Kështu, pas skandalit të ditës së djeshme dhe reagimeve të njëpasnjëshme të Policisë së Shtetit sot të vënë përballë opinionit publik për shkak të sjelljes së pahijshme të koleges së tyre duket se Anisa Kostani ka gjetur të denjë fjalët e Unikkatilit për t’i kthyer përgjigje të gjithëvë…dukshëm edhe Gledis Nanos.

Çfarë tha nënkomisarja e famshme?

Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani ka vijuar me komentet ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të këtij qyteti. Gjithçka nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.

Kostani ka bërë një postim mjaft fyes për punonjësit e medias në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar dhe se i kishin marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”, ndërkohë që në komente me një miken e saj shfryn tërësisht imagjinatën duke kërcënuar madje.

Në komunikim e sipër me mikeshën e saj të quajtur “Alda”, Nënkomisarja thotë se gazetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinave, ndërkohë që më poshtë e prish edhe më tepër gojën.

Pasi skandali i postimeve të saj shpërtheu në media, Nënkomisarja e bërë e famshme për gjaprin që mban në shtëpi ka fshirë komentet me fyerje, por ka mbajtur ende në profil postimin e pazakontë për një punonjës policie, i cili bie ndesh edhe me Rregulloren e Sjelljes së Punonjësve të Policisë së Shtetit./ abcnews.al/

/e.d

Next Post
Njihuni me dy shenjat e zodiakut që mërziten për gjënë më të vogël!

Njihuni me dy shenjat e zodiakut që mërziten për gjënë më të vogël!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Dash, shkallmoje pocaqinë

March 21, 2026
Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

March 21, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

March 21, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

March 21, 2026

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
Sali, ti je një renegat faqezi

Feja dhe arsyeja në sferën publike! Një reflektim pas ndarjes nga jeta të Jürgen Habermas

March 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In