Kjo duhet të jetë një nga ato skenat më të rënda të torturës që një lider mund t’u bëjë deputetëve të vet: t’i vërë të kërcejnë në festën e Vitit të Ri me një këngë kushtuar atij.
As Enver Hoxha nuk ua bënte këtë deputetëve të tij.
Berisha duket se ka nevojë t’i poshtërojë deri në palcë para se t’i fusë në listë, që të mos u mbetet asnjë grimë dinjiteti kur t’i kthejnë krahët.
Ata që duken më të gëzuar janë pikërisht ata që s’kanë lënë fjalë pa thënë për Berishën dhe u betonin se s’do bashkoheshin kurrë me të.











