• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e PD, si do të organizohet? Luan Baçi: Ora dihet kur fillon, por nuk e dimë kur përfundon

by Os De
18/12/2025 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se ajo që dihet nga protesta e 22 dhjetorit është vetëm orari i nisjes, pasi sipas tij, nuk dihet se kur do të përfundojë.

Komentet Baçi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama rrëzohet vetëm përmes protestave.

Ai tha gjithashtu se do të jetë populli opozitar ai që do të vendosë edhe mënyrën e zhvillimit të protestës së PD-së në datën 22 dhjetor.

“Duhet të ketë protesta në Parlament, ashtu siç u protestua sot. Ashtu duhet të protestohet në çdo rrugë e çdo lagje. Ne kemi vendin tonë në Parlament, karriget atje janë të popullit opozitar dhe nuk na i heq dot Rama. Nisja e protestës dihet, në orën 18:00, por përfundimi asnjëherë nuk dihet, as mënyra si do të zhvillohet protesta.

Në fund fare duhet të kemi parasysh një gjë, kur ka protestë, pushteti është në duart e popullit opozitar. Ditën që përcaktohet orari dhe vendi i protestës, pushteti kalon në duart e popullit opozitar. Nuk e dimë atë, do të mbahen fjalime apo nuk do të mbahen. Ajo mund të vendoset nga populli opozitar në ditën e protestës”, tha mes të tjerash Baçi.

Next Post
Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

Presidenti Zelensky jep paralajmërimin e ashpër ndaj udhëheqësve të BE-së: Miratoni kredinë nga asetet ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com